E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhen përgjimet si bëhej trafiku i naftës brenda vendit

TIRANE-Prokuroria zbardh skemën e skandalit me kontrabandën e naftës virgine. E perditshmja "Gazeta Shqiptare" sjell sot fakte te kontrabandes me naften ku thekson se plot 17 mijë tonë naftë e papërpunuar deklarohej si e eksportuar jashtë vendit, në një kohë që është shpërndarë në tregun vendas, edhe pse është e ndaluar me ligj. Sipas prokurorisë, kompania “EUROIL” sh.a. me administrator biznesmenin e arrestuar Hajri Elezi, e blinte naftën virgin pranë kompanisë ARMO dhe e shpërndante në Shqipëri. Dy anijet “Rita S” dhe “Calieta” që gjoja e trasportonin drejt Greqisë apo Turqisë ankoroheshin në Rad, në portin e Vlorës, për disa ditë dhe dilnin në det të hapur, të pangarkuara. Më poshtë po botojmë të plotë vendimin e gjykatëses Blerina Muça, e cila caktoi masën e sigurisë ‘arrest me burg’ në mungesë për biznesmenin Elezaj.
Në këtë vendim, qe sot publikohet i plote nga Gazeta Shqiptare, hidhet dritë mbi megaskandalin me tonelatat e naftës virgin që shqiptarët e kanë blerë duke e paguar si benzin.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Skandali me naftën, 'Virgin', ja të arrestuarit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›