Skandali me naftën në gjyq 11 persona jepen masat e arrestit
TIRANE-Sot të dyshuarit per skandalin me naftën “virgin” të mbërrijnë në Gjykatën e Tiranës jane njohur me akuzat e rënda dhe masën e sigurisë. Te arrestuarit akuzohen per « Mashtrim me pasoja të rënda », « Shpërdorim detyre », « Falsifikim të dokumenteve » dhe « Pastrim të produkteve të veprës penale ».
Sipas prokurorisë, kompania “EUROIL” sh.a. me administrator biznesmenin e arrestuar Hajri Elezi, e blinte naftën “virgin” ne vend dhe e shpërndanin, ndersa dy anijet “Rita S” dhe “Calieta” që gjoja e trasportonin drejt Greqisë apo Turqisë ankoroheshin në Rad, në portin e Vlorës, për disa ditë dhe dilnin në det të hapur, të pangarkuara.
Më 11 mars u vune ne pranga 11 persona mes te cileve edhe Hajri Elezaj, biznesmen administrator i kompanise « EUROIL » sha,
Ilias Fisheku, administrator i kompanise « Fisheku » sh, Martin Fisheku, adminostrator i « Martini » sh, Bajram Fisheku, biznesme, Dashamir Kasaj, tatimor, Edmond Ferraj, doganier, si dhe 5 persona te tjere, të përfshire në këtë skandal. Ndersa vetem nje dite me vone u vune ne pranga edhe dy shoferë duke e cuar në 13 numrin e të arrestuarve për këtë skandal.
Biznesmeni Hajri Elezi ne paraburgim ne spital
Një nga personat e arrestuar pak ditë më parë për çështjen e naftës virgine, është shtruar në spital për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore. Sipas njoftimeve nga drejtoria e burgjeve, adminsitratori i firmës “Euroil” Hajri Elezaj është dërguar me urgjenc mbrëmjen e së dielës në spitalin “Nënë Tereza” për shkak të gjendjes shëndetësore të përkeqësuar.
Burimet kanë thënë se shkak i dërgimit në spital të biznesmenit kanë qenë luhatjet e tensionit si dhe sëmundja e zemrës.
Për këtë shkak, gardianët e paraburgimit në Tiranë ta dërgojnë në spitalin nr.1 në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza”, Elezajn për një mjekim më të specializuar.
Sipas burimeve nga drejtoria e burgjeve mësohet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar gjatë orëve të pasdites së të dielës në qelinë e parburgimit ku ai qëndronte dhe për këtë arsye është dërguar në spital.
Sipas mjekëve të këtij institucioni i paraburgosuri kishte luhatje të tensionit dhe se Hajri Elezaj vuan nga sindroma koronare akute. Pas marrjes së mjekimit në spital gjendja shëndetësore e administratorit të “Euroil” është përmirësuar, pro vazhdon të qendroj nën përkujdesjen e bluzave të bardha për shkak edhe të sëmundjes që ai ka.
(d.b/BalkanWeb)