E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot në të gjithë vendin festohet Dita e Verës

Sot në të gjithë vendin festohet Dita e Verës. Në qytetin e Elbasanit, aty ku kjo festë është edhe tradicionale festimet kanë nisur që mbrëmjen e së shtunës me koncerte të shumta në qendër të qytetit.
Gjatë ditës së sotme është parashikuar një koncert me muzikë moderne, ku do të performojnë këngëtarët më të mirë të muzikës së lehtë.
Muzika dhe festa do të zgjasin deri në agimin e datës 14, pasi tradita kërkon që dita e verës ti gjejë njerëzit jashtë duke e pritur.
Por aktivitetet kryesore të festës do të kulmojnë në paraditen e 14 marsit, ku me qyetarët elbasanas, festës do ti bashkohen ashtu si çdo vit edhe qytetarë nga qytete të tjera të vendit.
Që në orët e para të mëngjesit, rrugët e qytetit do të mbushen nga paradat e karnavaleve, ku protagonsitë do të jenë nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme. Qendra e qytetit do të kthehet ne nje shëtitore të preferuar, ndërsa grupe të ndryshme muzikore si dhe banda frymore do të performojnë për të pranishmit. Siç është kthyer tashmë edhe në një traditë, në datën 14 Mars, në kuadër të Ditës së Verës, Elbasani do të vizitohet nga kryeministri Berisha i cili do të ndjek më nga afër atmosferen festive. Gjatë festimeve për Ditën e Verës nuk do të mungojë për asnjë moment edhe ëmbëlsira karakteristike e kësaj dite ballokumja, e gatuar me mjeshtëri nga gratë elbasanase.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›