E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali me plehrat, bllokohet firma në Ndroq, nuk kishte leje

Thellohet më tej, skandali i plehrave në Ndroq. Kompania, që ka grumbulluar plehrat e Tiranës dhe Fierit në ish-repartin ushatrak të kësaj komune, nuk ka asnjë leje për ushtrimin e këtij aktiviteti të rrezikshëm. As inspektorët e mjedisit dhe as policia nuk kanë marrë asnjë dokument që justifikon grumbullimin dhe më pas përpunimin e mbetjeve plastike në këtë zonë të banuar.

Pas zbardhjes së kësaj afere korruptive nga RTV “Ora News”, inspektorët e Ministrisë së Mjedisit kanë zbarkuar në Ndroq duke verifikuar të gjithë dokumentacionin e firmës në fjalë. Ndërkohë, që është vendosur bllokimi i këtij aktiviteti dhe gjobitja e subjektit. Nga ana tjetër, policia ka marrë menjëherë masat duke bllokuar vendin, ku janë depozituar plehrat ndëkohë që ka nisur kontroll të frimës që ka marrë këtë inciativë për ndërtimin e një impanti për ricikim mbetjesh.

Në dokumentacionin e siguruar nga policia nuk rezulton asnjë leje mjedisore për shfrytëzimin e kësaj sipërfaqe për ricikilimin e mbetjeve urbane. Tashmë, ish reparti ushtarak është kthyer në një landfill, që përbënë rrezik për banorët që ndodhen shumë pranë. Ajo çfarë kërkon zgjidhje emergjente është rikthimi në identitet i kësaj sipërfaqje dhe të përcaktohet fati i këtyre mbetjeve.

Çdo ditë që kalon, dyfishon rrezikun e një katastrofe ekologjike në këtë zonë. Gjendja aktule mbetet e njëjtë edhe pse, pas ndëryrjes së institucioneve nuk ka patur depozitime të tjera mbetjesh.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›