Të gjesh nuse në Kinë, gjithmonë e më e vështirë
Për meshkujt kinezë, jeta duket se do të bëhet shumë e vështirë. Sipas Guardian, gjithmonë e më shumë për ta është e vështirë që të gjejnë nuse. Shkak për këtë është fakti se kinezët e quajnë fatkeqësi lindjen e një vajze dhe për këtë arsye i abortojnë, pasi ato nuk mund të punojnë dhe kur rriten, shkojnë në familje tjetër. Ky problem tashmë është kthyer në një shqetësim të madh, sidomos në fshat. Një studim ka treguar se në 20 vitet e ardhshme, 30-50 milionë meshkuj kinezë nuk do të kenë mundësinë që të gjejnë nuse dhe do ta kalojnë gjithë jetën vetëm.