E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kroaci, çmimi i cigareve rritet me 50 për qind

Zagreb - Çmimi i një pakete cigaresh në Kroaci do të rritet me 4- deri në 50 për qind. Duket se qytetarët kroatë, përdorues të duhanit, do të përballen me vështirësi në blerjen e përditshme të paketave, çmimi i së cilave do të ndryshojë pas vitit të ri.

Mediat e Zagrebit theksojnë se ngritja më e lartë në çmim do të ndihet në cigaret e lira, të cilat prej 11 kuna, do të shiten 20 kuna, e barabartë kjo me tre uro. Kurse, paketat që deri më tani janë shitur për 15 kuna, pas vitit të ri do të shiten për 20 deri në 29 kuna.

Në shtrenjtimin, me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, do të shtohet edhe një taksë e posaçme prej pesë kunave, me të cilën do të financohet reforma në shëndetësi. Prodhuesit dhe tregtarët janë të tronditur nga ky vendim i Qeverisë. Ata shprehen se ende nuk u besohet se një gjë e tillë është e mundshme, meqë është pritur shtrenjtim prej dy deri tre kuna për një paketë cigaresh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›