E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri Berisha emëron Bujar Nishanin në krye të Ministrisë së Brendshme

20-04-2011 / Gazeta 55

UPDATE- Bujar Nishani pritet të rikthehet sërish në krye të ministrisë së Brendshme duke zëvendësuar Lulzim Bashën. Kryeministri Sali Berisha ka emëruar Nishanin në krye të ministrisë së Brendshme ndërkohë që ende nuk dihen emrat e ministrave të Drejtësisë dhe të Turizmit. Propozimi i kryeministrit Berisha për Bujar Nishanin do të shkojë sot në presidencë ku pritet më vonë gjatë ditës edhe dekretimi nga kreu i shtetit Bamir Topi.
Nishani aktualisht mban postin e ministrit të Drejtësisë, ndërkohë që ka drejtuar Ministrinë e Brendshme gjatë vitit 2007 deri në vitin 2009.
Këto ndryshime në kabinetin qeveritar bëhen pas largimit të dy ministrave, Lulzim Basha dhe Ferdinand Xhaferraj të cilët janë kandidatë për bashkinë e Tiranës dhe të Durrësit në zgjedhjet vendore të 8 majit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›