Skandali në Federatën e Notit, Sindi Hoxhës i anulohet ftesa e Lojërave Olimpike
Shqipëria humbet përfaqësimin për meshkuj në “Pekin 2008” për sportin e notit. Sherret dhe intrigat në Federatë djegin ftesën e notarit Hoxha
Konfliktet e brendshme në Federatën e Notit ia mohojnë mundësinë e konkurrimit një sportisti shqiptar në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”. Rasti flagrant ka të bëjë me notarin Sindi Hoxha, i cili ka marrë ftesën e pjesëmarrjes nga organizatorët dhe pas disa ditësh kjo ftesë është anuluar. Kjo ka ndodhur si rezultat i ndërhyrjes nga pala shqiptare.
Anulimi i ftesës për në Lojërat Olimpike “Pekin 2008” ka sjellë me të drejtë reagimin dhe pakënaqësinë e lojtarit dhe familjarëve të tij. Babai i notarit Sindi Hoxha, Shpëtim Hoxha, tha se pas anulimit të ftesës fshihen intriga dhe sjellje absurde. “Pezullimi ka ardhur nga Federata Ndërkombëtare e Notit si rezultat i një ankese që një notar që nuk dihet nëse bën apo jo not në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një notar i cili ka marrë pjesë në Kampionatin Botëror ka bërë një ankesë, duke e quajtur të padrejtë marrjen e ftesës për notarin Sindi Hoxha. Pezullimi ndodh për arsye krejt absurde, pasi dihet se ky notar që është ankuar nuk është anëtar i Federatës Shqiptare të Notit. Ka marrë pjesë vetëm në një aktivitet ndërkombëtar, dhe aty duke shkuar privatisht, pa siguruar lejen e përfaqësimit nga Federata Shqiptare e Notit. Rezultatet e tij nuk janë aspak të mira dhe aspak të krahasueshme, jo vetëm me rezultatet e Sindi Hoxhës, por edhe me rezultatet e notarëve të tjerë në Shqipëri”, - tha Shpëtim Hoxha, babai i notarit Sindi Hoxha.
Federata e Notit
Presidenti i Federatës Shqiptare të Notit, Feim Aliu, këmbëngul se është Federata Ndërkombëtare e Notit, FINA, që ka vendosur të anulojë ftesën e bërë nga vetë ajo në drejtim të notarit Sindi Hoxha. “Në rregulloren e FINA-s ka një nen të përcaktuar qartë dhe mirë, të cilin përpara se të ndodhte anulimi i ftesës edhe unë personalisht nuk e njihja, sepse nuk njihja statutin e FINA-s. Sekretari Ekzekutiv i FINA-s na njoftoi se nëse do të bëhej ndonjë ankesë nga tre notarët që kanë marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Melburnit, në mënyrë automatike do të anulohej ftesa për notarin Sindi Hoxha”, - tha Aliu.
Fidel Ylli
Shefi i Delegacionit Shqiptar në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”, Fidel Ylli, fajëson sherret e brendshme në Federatën Shqiptare të Notit si shkaktare të anulimit të ftesës së notarit, Sindi Hoxha. “Sherret e brendshme të Federatës transferohen në Federatën Ndërkombëtare dhe ata janë të detyruar që në qoftë se shkelën një procedurë dhe i dhanë shans Shqipërisë për një ftesë të Sindi Hoxhës, nga mënyra se si kanë percipituar ngjarjet, ata përsëri e kanë anuluar. Federata Botërore e Notit sjell një përgjigje dhe thotë: “Na sillni emrat dhe do të jemi ne ata që do të vendosim se cili prej notarëve do të marrë pjesë. Federata Shqiptare e Notit ka dërguar dy kandidatura, me emrat e Hoxhës dhe të Gugushkës dhe ata, në bazë të ranking-listës, vendosin që për Lojërat Olimpike Pekin 2008 të jetë Sindi Hoxha ai që duhet të marrë pjesë dhe të përfaqësojë Shqipërinë. Federata jonë përsëri ngul këmbë dhe i thotë FINA-s dhe na jepni mundësinë që të bëjmë një garë kontrolli. Duke parë që këtu, ka një konflikt dhe që të mos transferohet ky konflikt tek ata, atëherë anulohet edhe ftesa e Hoxhës”.
Shqipëria në “Pekin 2008”
Në të vërtetë ishte parashikuar 11 numri i sportistëve që do të përfaqësonin Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”. Por pas anulimit të ftesës së notarit Sindi Hoxha, ky numër është reduktuar në 10 sportistë. Shqipëria do të përfaqësohet nga 7 sportistë, të cilët kanë kapur normat e lojërave olimpike dhe vetëm tre prej tyre do të marrin pjesë në këto lojëra pas ftesës që kanë marrë nga organizatorët. Kështu, Shqipëria do të përfaqësohet në qitje nga Lindita Kodra, në Mundjen e Lirë nga Said Prizreni, në mundje klasike Elis Guri, në hedhje çekiçi Dorian Çollaku, në peshëngritje Erkand Qerimaj, Gerti Trasha dhe Romela Begaj. Të shtatë këta sportistë të sipërpërmendur kanë arritur normat olimpike, ndërkohë që sportistët me ftesë janë Klodiana Shala atletikë, Rovena Marku not dhe Edmond Topalli në sportin e xhudos.
Federata e Notit mohoi edhe tri kandidatura
Edhe përpara anulimit të ftesës së notarit Sindi Hoxha, Federata Shqiptare e Notit ua mohoi përfaqësimin tre notarëve për në Lojërat Olimpike “Pekin 2008”. Federata Botërore e Notit, mbi bazën e rezultateve të arritura në Melburn vitin e kaluar, i ka kërkuar drejtuesve të notit shqiptar të zgjedhin një nga tre emrat, Eros Qama, Malbor Hoshafi dhe Marbi Hani. Përgjigjja e FSHN-së për FINA-n ishte se që të tre këta notarë nuk mund ta përfaqësojnë Shqipërinë në "Pekin 2008" sepse nuk janë anëtarë të institucionit. Zyrtarët e kësaj Federate deklaruan në atë kohë se i kishin dërguar një shkresë FINA-s, ku i është thënë që nuk mund ta përfaqësojë Shqipërinë në "Pekin 2008" asnjëri prej notarëve të sipërpërmendur. “Sepse të tre këta notarë nuk janë anëtarë të Federatës Shqiptare të Notit. Për më tepër nuk e kanë përfaqësuar notin shqiptar as në aktivitete ndërkombëtare pas Botërorit të Melburnit, e as në aktivitete kombëtare. Në këto kushte, ne jemi në pritje të përgjigjes së FINA-s për një zgjedhje tjetër, edhe sepse kemi notarë më cilësorë". Pas kësaj shkrese, Federata Ndërkombëtare e Notit përcaktoi një tjetër zgjidhje, duke i dërguar ftesën e përfaqësimit për notarin Sindi Hoxha. Por kjo ftesë tashmë është djegur. Dilema mbetet nëse Federata Shqiptare e Notit ka kërkuar sërish një garë kontrolli, apo nëse FINA-s i është dërguar një letër ankesë nga një prej tre notarëve, që u skualifikuan nga vetë Federata Shqiptare e Notit.
Përfaqësimi i Shqipërisë në “Pekin 2008”
Me normë
1) Lindita Kodra (Qitje - Pistoletë)
2) Said Prizreni (Mundje e lirë)
3) Elis Guri (Mundje klasike)
4) Dorian Çollaku (Atletikë - Hedhje çekiçi)
5) Erkand Qerimaj (Peshëngritje - Pesha 77 kg)
6) Gerti Trasha (Peshëngritje - Pesha 69 kg)
7) Romela Begaj (Peshëngritje - Pesha 58 kg)
Me ftesë
1) Klodiana Shala (Atletikë)
2) Rovena Marku (Not)
3) Sidni Hoxha (Not)
4) Edmond Topalli (Xhudo)
2 Qershor 2008