Rama: Topalli po kap për zhelesh Kushtetutën

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në Twitter në lidhje me debatin në Kuvend për mënyrën e votimit për anëtarin e KLD-së Elvis Cefa.
Vetëm pak pas debateve mes kryetarit të grupit të PS-së, Gramoz Ruçit, atij demokrat Astrit Patozi dhe kryeparlamentares Topalli, Rama ka reaguar duke akuzuar këtë të fundit se po kap për zhelesh kushtetutën.
“Shiheni Jozefinën,kandidaten për Presidente se si kap për zhelesh Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit nga maja e parlamentit të Ruzhdies”- shkruan Rama në Twitter.
Ai ka theksuar më tej se kreut të grupit parlamentar të PD-së Patozit, nuk i duhet vënë veshi për ato që thotë. “Patozit mos i`a vini re,thotë ato që i thone,s`ka ç`bën se tjetër punë s`ben dot, ruan delet e Saliut në parlament për një pjatë përshesh” shkruan Rama.