E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali ne miniere, gjashte firma thyen urdhrin e pezullimit

Firma e shfrytezimit te kromit ne minieren e Bulqizes nuk ishte e vetmja qe ishte pezulluar dhe kryente ende punime. Edhe pese subjekte te tjere kishin shkelur urdhrin e Ministrise se Ekonomise per te mos vazhduar germimet ne galeri, duke u bere shkak per tragjedi si ajo e tre diteve me pare, ku humbi jeten minatori Nevruz Gjoka dhe u plagos nje tjeter. Dy dite me pare u varros edhe viktima e 12-te e minierave. Zyber Agolli, njeri prej minatoreve te vjeter ne kete qytet, te thote jo pa deshperim se banoret e Bulqizes po punojne cdo dite per te hapur varrin e tyre. Kjo sepse per ta nuk ka mbetur rruge tjeter. Edhe femijet e shkollave kane nxjerre librat nga canta dhe i mbushin ato me gure miniere per t'i shitur me 50 leke kilogramin. Ndersa cmimi i kromit ka shenuar shifren me te larte ne historine e tij, me 580 mije leke per ton. Dy jave me pare ne sektorin "D" te minieres plasen te shtena kallashnikovi, por policia nuk beri asgje per ndalimin e autoreve edhe pse ngjarja u regjistrua. Edhe pse policia e Bulqizes ka qene e urdheruar per te ruajtur minieren qe te mos kryhej aktivitet nga gjashte firma, perseri ky urdher nuk eshte zbatuar. Pikerisht ne kete vend ku policia ka per detyre qe te mos afrohet njeri, u shenua vdekja e 43-vjecarit Novruz Gjoka.

Urdhri i ministrit

Qe ne muajin prill, ministri i Ekonomise dhe Energjetikes, Genc Ruli, ka nxjerre nje urdher per pezullimin e punes per gjashte firma te nxjerrjes se kromit, por asnjera prej tyre nuk e ka zbatuar kete urdher per asnje dite.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›