E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria: 5 vjet burg e gjobe per kreun e arsimit

Vlore - Prokuroria e Vlores kerkon 5 vjet burg dhe 2 milione leke gjobe ndaj ish-drejtorit te Arsimit, Kozma Leka, i akuzuar per korrupsion pasiv. Diten e djeshme eshte zhvilluar edhe seanca e radhes ne Gjykaten e Shkalles se Pare, ku u degjua pretenca per ish- zyrtarin e larte. Shkak per arrestimin e vitit te kaluar eshte bere nje "kurth" i ngritur nga nje mesuese me kontrate, qe kerkonte vazhdimin e punes. Ndersa kishte kerkuar qe pas rinovimit per te treten here te kontrates brenda vitit akademik 2006-2007, te behej definitive, pavaresisht mungeses se arsimit perkates, mengjesin e 20 korrikut 2007, Tetraklina Shakaj, e ndjekur nga efektive te policise te veshur civil, eshte drejtuar zyres se drejtorit te arsimores per te bere pagesen prej 100 mije lekesh te rinj, e cila do t'i siguronte asaj nje vend pune te qendrueshem ne arsim. Por menjehere kur ka nxjerre leket dhe i ka lene mbi tryeze, efektive te policise i kane bere me dije Lekes arrestimin e tij. Ne seancen e djeshme gjyqesore, prokurori i ceshtjes Maksim Sota ka dhene pretencen duke i kerkuar trupit gjykues 5 vjet burgim, nje gjobe prej 2 milione lekesh te rinj dhe 5 vjet heqjen e se drejtes per ushtrim te funksioneve publike. Pas dhenies se pretences nga prokurori i ceshtjes, avokati i Lekes dhe vete ish-kreu i arsimit kerkoi pafajesine nga gjykata, duke e cilesuar veprimin e Tetraklina Shakaj te stimuluar dhe arrestimin si te padrejte. Vendimi jepet seancen e ardhshme.

O.Hila


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›