E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoi familjen e vellait, denohet perjete

Eriola Hazizolli

Denim maksimal per njeriun qe shoi familjen e vellait ne ngjarjen qe njihet si "masakra e Kozares", Kucove. Gjykata e Beratit ka dhene diten e djeshme verdiktin e saj, duke e lene ne burg te perjetshem Luan Maren, 32-vjecarin qe per shkak se iu zbulua lidhja e fshehte me kunaten vendosi te kryente vrasjen e katerfishte. Po kete mase denimi kishte kerkuar edhe prokuroria ne pretencen qe u zhvillua nje seance me pare.

Ne seancen e zhvilluar mesditen e djeshme, i akuzuari i kerkoi trupit gjykues pafajesi, duke u shprehur qarte se nuk kishte qelluar ai ndaj vellait te tij, Shpetimit, kunates Florie dhe nipit Artiol, ndersa u shua edhe nje krijese ne barkun e 25-vjecares. Mara eshte shprehur ne fjalen e fundit, te dhene nga pala mbrojtese, se nuk ishte autor i kesaj ngjarje, nderkohe qe pafajesi ka kerkuar per klientin e tij dhe avokati Dilaver Bregasi. Por, me gjithe pretendimet e pales mbrojtese, kryetari i trupit gjykues, Nazmi Troka, ka dhene vendimin e formes se prere ne emer dhe te dy anetareve, Agron Vavla dhe Bernina Kondi, duke e denuar me "burg perjete" 32-vjecarin, per akuzat "vrasje ne rrethana te tjera cilesuese", "vrasje te me shume se nje personi", "vrasje te te miturit dhe gruas shtatzene", si dhe "armembajtje pa leje". Vendimi eshte kundershtuar nga familjaret e te akuzuarit, te cilet vazhdojne te deklarojne se autori nuk eshte Luan Mara. Nderkohe, qe ky i fundit e ka pritur qetesisht vendimin, ndonese nuk ka pranuar akuzen.

Ngjarja e rende e Kozares, qe shenoi kater viktima, ndodhi mengjesin e 10 shkurtit te vitit 2006. Shpetimi, Floria shtatzene dhe djali i tyre dy vjec, Artioli, u gjeten te vrare mengjesin e 10 shkurtit ne dhomen e tyre te ndenjes, nderkohe qe ne hetimet e para te saj policia e konsideroi si krim brenda familjes. Luan Mara, vellai i viktimes, ishte dhe personi i pare i dyshuar per masakren, ndersa u arrestua nga policia nente muaj pas ngjarjes, ndersa pranoi deri ne detaje aktin. Sipas hetimeve te prokurorise, vrasja kishte ndodhur per motive te dobeta, per te fshehur lidhjen intime qe Luani kishte me kunaten e tij, Florien, kjo e fundit ne muajin e shtate te shtatzenise. Ndonese dyshimi i prokurorise se femija qe priste gruaja ishte i Luanit, nga ADN-ja qe iu be fetusit u hodh poshte, Luan Mara vrau vellane dhe familjen e tij, pasi dyshonte se femija ishte i tij. Ekspertet zbuluan me se 20 gezhoja ne vendngjarje, ndersa ne dhome u gjeten trupat e pajete te tre familjareve dhe disa gjurme kembesh, si pasoje e kohes se keqe dhe baltes. Mesohet se pala mbrojtese do te apeloje vendimin ne Shkallen e Dyte, duke pretenduar se nuk ka prova per akuzat e ngritura.

Mara: Deshmia ime nen torture

Nje gjyq me shume debate ka qene ai ndaj Luan Mares per akuzen e vrasjes se katerfishte dhe masakrimin e familjes se vellait. Gjate procesit, 32-vjecari pretendoi se ishte torturuar nga policia dhe deshmite i ishin marre nen presion psikologjik e fizik. Nderkohe qe prokuroria deklaroi se Mara kishte pranuar menyren si kishte kryer ekzekutimin dhe motivet. Naten e ngjarjes, i vellai kishte qene te shtepia e Luanit dhe me pas ishte larguar. Por ky i kishte ndjekur nga pas, duke i vrare ne dhomen e ndenjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›