Hyn ne fushe me makine, rrezikon lojtaret
Shkoder- Nje i denuar dy here me pare nga gjykata eshte arrestuar per here te trete pasi me makinen e tij ka hyre ne fushen e lojes ku zhvillohej nje ndeshje per kampionat minifutbolli ne Shkoder dhe per pak sa nuk ka rrezikuar lojtaret. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare ne zonen e Berdices, kurse arrestimi i Nikolin Danit, 35 vjec, i thirrur edhe me emrin Enver, eshte bere oret e vona te mbremjes se enjte. Burime zyrtare thane se i dyshuari ka qene i denuar per "plagosje te rende me dashje" dhe "armembajtje pa leje". Mesohet se ne kohen kur po zhvillohej ndeshja e futbollit per minikampionatin e Komunes Berdice, mes skuadres se Trushit dhe Mali Hebe, Dani eshte futur ne fushen e lojes me automjetin e tij tip "Benz", duke rrezikuar jeten e lojtareve ne fushe. Nga ana e forcave policore, te pranishme ne aktivitet i eshte kerkuar 35-vjecarit qe te largohej nga fusha, por ka kundershtuar me force, duke fyer edhe efektivet. Rezistencen ndaj policise kane bere edhe familjaret e Danit, qe kane penguar shoqerimin e tij.
R.Ll
R.Ll