Vrau nje grua per makinen, burg Mehmetit
GJIROKASTER - Gjykata e Shkalles se Pare ne Gjirokaster ka vendosur dje masen e arrestit "burg pa afat" per 31-vjecarin Bilal Mehmeti, i cili akuzohet per vrasjen e 35-vjecares Eleni Koka, 11 vite me pare ne Jorgucat. Nena e tre femijeve humbi jeten ne menyre tragjike perpara syve te bashkeshortit, 2 kilometra larg rruges kombetare Jorgucat (Gjirokaster)-Sarande, gjate 29 marsit te vitit 1997 dhe shkak eshte bere pretendimi i dy personave te maskuar per te grabitur me arme makinen ku udhetonin pese pjestetaret e familjes Koka, nga Delvina. Burime zyrtare thane se "pas vleresimit te mases se arrestit, i ndaluari eshte derguar ne burgun e sigurise se larte ne Bence". Bilal Mehmeti, nga Delvina, eshte i denuar me pare per vepren penale "vjedhje me dhune", ne bashkepunim me bashkemoshatarin e tij, Ilirjan Alinanaj, qe aktualisht vuan denimin ne burgun e Rrogozhines, me 11 vjet, per vepren penale "vjedhje me arme", pasi ka tentuar te grabise automjetin ku udhetonte familja e viktimes. Pritet qe ndaj Mehmetit te nise nje proces gjyqesor per grabitjen me pasoje vrasjen e 35-vjecares me plumb ne koke. Bashkeshortja e drejtuesit te automjetit, Eleni Koka, nuk ka pranuar t'i dorezoje celesat e makines, duke bere rezistence ndaj dy maskave, por kjo i ka kushtuar jeten. I ndodhur para nje fakti te tille, Bilal Mehmeti e ka qelluar ate me pistolete ne koke, duke i shkaktuar vdekjen e menjehershme dhe me pas eshte larguar. Policia deklaroi se jane dashur dy muaj rihetime te dosjes per te zbardhur autorin e krimit dhe kapjen e tij.
B.K
B.K