E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali, nga Muzeu Historik i Korçës, janë vjedhur objektet historike

Mungon partneriteti bashki-MTKRS për monumentet e kulturës dhe trashëgiminë kulturore

Skënder DEMOLLI

Çudia më e madhe, thonë në Korçë, zgjat tre ditë dhe me vendimin me arrest shtëpie të Gjykatës së Shkallës së Parë të këtij rrethi për dy nga të akuzuarit e vetëm të skandalit të zhdukjes së 51 pikturave nga galeria e artit Guri Madhi dhe ato të ish-Muzeut Etnografik para disa ditësh, dukej sikur ky skandal ekzistonte vetëm në çastin që u përfol dhe u shkrua në media.

Por shembja ditët e fundit e ndërtesës, ku 96 vjet më parë patrioti Themistokli Gërmenji, në rrethana të caktuara historike shpalli Korçën Republikë Autonome, në vend që ta mbulonte me rrënojat e saj, ia nxori sërish kokën dhe tregon se skandali i vjedhjes dhe shitjes së veprave të artit dhe objekteve e relikeve me vlera historike e studimore të ish-muzeve të qytetit, është më i madh nga sa mendohet. Po Bashkia e qytetit në Korçë, e ndodhur para një fakti të kryer, ka depozituar në Prokurorinë e rrethit, denoncimin e saj vetëm për shkatërrimin e kësaj ndërtese me rëndësi historike, sikur të mos jetë ajo përgjegjësja kryesore për menaxhimin e vlerave kulturore.

Lidhur me këtë mjaft intelektualë, studiues, por edhe qytetarë janë fokusuar më shumë se kurrë në politikën kulturore të qytetit të vet dhe kjo përbën një element pozitiv për ndryshim. Natyrisht ka edhe dilema e pengesa, për të cilat ata mendojnë se ka ardhur koha për ti kapërcyer. I tillë është edhe problemi i reformimit dhe përshtatjes së institucioneve kulturore, me sistemin e sotëm dhe mundësinë për ti financuar ato. Disa prej tyre vegjetojnë me goxha buxhet, ndërsa të tjerë kanë falimentuar dhe janë shkatërruar prej kohësh, siç qe edhe ish-Muzeu Historik dhe banesa e cila shërbeu si e tillë.

Bashkim Jahollari – historian, i përfshirë në një grup studiuesish si kurator për këtë Muze në Korçë, prej vitit 1980 deri më 1985 e më pas pedagog në Universitetin Fan Noli, sqaron se banesa e Sugarëve (ish-pronarëve të saj), ka qenë për pak vite, si Muze Historik i Korçës, ku midis relikeve dhe objekteve të tjera me vlera historike, kishte dhe disa kartëmonedha dhe dokumente të fotokopjuara që i përkisnin periudhës 1916-1920, të ish-Republikës Autonome, si dhe një pllakë përkujtimore për këtë akt historik, në faqen e jashtme të murit të banesës me pamje nga bulevardi Shën Gjergji. Ndërsa Prof. Dr. Ing. Pirro Thomo, si hartues i projektit të restaurimit dhe drejtues i punimeve për kthimin e kësaj banese të ndërtuar më 1884, në Muze Historik, në fund të viteve 70-të, saktëson se; Përurimi i Muzeut të ri u bë më 28 qershor 1978, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, kur u kryen dhe veprimtari të tjera shkencore e kulturore në qytet. Dhe se ndërtesa, sipas tij përfaqëson (te), një fazë të përparuar të zhvillimit tipologjik të banesës së re korçare. (Gazeta Shqiptare e dielë 26 gusht 2012).
Pas viteve 90-të me rënien e Murit të Berlinit dhe ndërrimit të sistemit politik edhe në Shqipëri, si në të gjitha vendet e Evropës Lindore, muze të tilla si ai Historik, i Luftës së Dytë Botërore në bulevardin Republika, i Etnografisë dhe Kulturës Popullore e Shtëpi Muze, si ajo e Mihal Gramenos, e Enver Hoxhës në Vitet e Rinisë, Ali Kelmendit- shqiptarit të vetëm si anëtar i Kominternit të Leninit etj. u mbyllën në sy të të gjithëve, por (pa transparencë publike) dhe materialet, sipas dëshmive të kohës, janë dorëzuar në ish-Pallatin e Kulturës Ali Kelmendi, ku ndodhej edhe busti i këtij Heroi të Popullit, sot Qendra Kulturore Vangjush Mio.

Pra të gjitha rrugët të çojnë në këtë qendër, të cilën mjaft qytetarë korçarë, pas skandalit me Mion Piktor, kanë filluar ta quajnë qendër korupsioni. Sepse prosperiteti i kulturës në një qytet si Korça që identifikohet përmes saj, provokojnë krenari qytetare, por edhe shqetësim kur kjo krenari cënohet. Në këto kushte Policia dhe Prokuroria e Korçës, kanë rinisur përsëri hetimet, për ti shkuar deri në fund skandalit.

Ajo që të bën përshtypje është fakti, se ndonëse në këtë Qendër Kulturore punojnë 11 nëpunës, askush prej tyre nuk ka bërë ndonjëherë deri sot denoncim në polici, ose kallëzim penal në Prokurori për vjedhje, dëmtim, apo humbje të pasurisë publike të kësaj Qendre si dhe vlerave materiale në ruajtje brenda saj. Madje mundësia e grabitjes me thyerje dritaresh, ose dyersh, përjashtohet edhe nga qëndrimi i Policisë Private që ka nën mbikëqyrje Institucionet Kulturore të qytetit, sipas kontratës me Bashkinë e qytetit.

O Muro, të rëntë tenja, të keqen e ke nga brenda, thotë populli, kurse grupi hetimor për zhdukjen e pikturave të Mios, Sali Shijakut, Vangjush Tushit e piktorëve të tjerë nga kjo Qendër Kulture, dokumentoi vetëm akuza për Shpërdorim detyre, ndërsa dokumentimi i akuzës së Vjedhjes mbeti me pikëpyetje! Për këtë Gjykata e Korçës vendosi lënien në arrest shtëpie të ish-drejtorit të Qendrës Kulturore Vladimir Topi si dhe ish-përgjegjësin e Galerisë së Arteve Sotiraq Xega për akuzën Shpërdorim detyre. U fol e u shkrua, se Prokuroria e Korçës, kishte kërkuar Arrest me burg për Topin si dhe Arrest shtëpie për Xegën, por togat e zeza e hodhën poshtë kërkesën e organit hetimor për Vladimir Topin, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme dhe askujt për katastrofën e vlerave siç u shprehën personalitete të artit, nuk i hyri gjemb në këmbë.

Duket qartë, se edhe kur është fjala për vetë KULTUREN, nganjëherë mungon kultura e ndëshkimit e askush nuk do që të merret me hollësira që të kapë peshën e fajit e të dëmit publik.

Po ajo që u bën përshtypje qytetarëve korçarë, në këtë realitet kompleks, kur po varroset ashtu siç ndodh vetëm në Korçë një pjesë e historisë, apo kujtimeve kolektive që përbëjnë trashëgiminë kulturore e shërbejnë si një memorial i arritjeve të tyre, në të kaluarën, e me të drejtë reagojnë edhe publikisht, është qëndrimi ikanak për tu shmangur nga përgjegjësitë e veta e drejtuesve të Bashkisë së qytetit dhe specialistëve të MTKRS-së. Njëlloj sikur të mos jetonte fare në Korçë dhe të mos e kishte vënë re kurrë imazhin e rrënuar prej vitesh të ish-muzeut Historik, Kryetari i Bashkisë, shfaqet më së fundi mbi rrënojat e banesës që shërbeu si e tillë dhe deklaron se: Kam dalë për të sensibilizuar Ministrinë e Kulturës, së cilës i kam drejtuar edhe një shkresë zyrtare, ku shprehim gatishmërinë dhe vullnetin të financojmë rindërtimin e Shtëpisë së Flamurit deri më 28 nëntor të këtij viti, që përkon edhe me 100-vjetorin e Pavarësisë. Rindërtimi do të bëhet me buxhetin e Bashkisë. (N. Peleshi. Deklaratë për shtyp dt.17 gusht 2012).

Po ku ishe deri dje, zoti kryetar, e pyeti dikush?…Kur Shtëpia e Flamurit, siç e thërrisni ju, na qenka pronë e Bashkisë, pse nuk e rindërtuat deri tani, po lejuat që të mbyllej si muze, të privatizohej, të shitej dhe të shembej? Ku janë objektet dhe reliket e tij? Ndërsa për Zëvendësministrin e Kulturës z. Abaz Hado, i cili pa shkelur në Korçë dhe pa qartësinë e tmerrshme të shkatërrimit të vlerave kulturore në këtë qytet të Kulturës Shqiptare, bëri i sensibilizuar që nga zyra e vet në Tiranë një deklaratë, sa për të larë duart, pyetje të tilla do të ishin të tepërta.

Sepse kur banesa në fjalë ishte shpallur Monument Kulture i kategorisë së parë prej vitit 1977, çka bërë atëherë Drejtoria e Monumenteve pranë kësaj Ministrie, për ta mbajtur atë në këmbë? Ose monumente të tjera? Apo ka ardhur koha që shumë prej tyre të rimeren në konsideratë, duke e vrarë mendjen se si të veprojmë në mënyrë të përshtatshme me të vjetrën, se ka nga ato që në ato vite janë shpallur si të tilla edhe me goditje e veçse rëndojnë buxhetin publik në vend që të mbartin ndonjë potencial të veçantë të trashëgimisë kulturore? Aktualisht 40 të tilla ndodhen vetëm në qyt

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›