E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali, përdhunohet dhe ngelet shtatzënë e sëmura mendore

Skandal në Vlorë, përdhunohet një e sëmure mendore dhe lihet shtatzëne. Ngjarja ka tronditur qytetin bregdetar, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit të saj.
Policia bën të ditur inicialet L.S. të vajzës në moshën 20 vjecare. Ishin familjarët të cilët denoncuan në polici këtë ngjarje të rëndë, ndërsa zyrtarisht pohohet se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre të rëndë penale.
Sipas policisë mbi autorin rëndon vepra penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me persona që janë të pazotë për t’u mbrojtur” parashikuar nga neni 103 i Kodit Penal.
BalkanWeb raporton se 20 vjecarja ishte nga fshati Mesaplik, ndërsa 20 vjecarja e sëmurë ka kryer lindje të parakohshme në muajin e 6-të të shtatzanisë, ndërsa fëmija ka lindur i vdekur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›