Këshilli i Sigurimit diskutoi për Sirinë

Ajo bën thirrje për mbështetje të planit të Ligës Arabe, që kërkon dorëheqjen e presidentit sirian, Bashar al-Assad, me synim për t’i lëshuar vendin formimit të qeverisë së përkohshme deri në organizimin e zgjedhjeve.
Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitali Churkin, tha se draft-rezoluta është “e papranueshme” në disa pjesë, porse “Moska është e gatshme të angazhohet në lidhje me të”.
Churkin tha se nuk mund të sillet asnjë vendim për Sirinë, përpara se të nisë dialogu ndërmjet qeverisë së Assadit dhe opozitës.
Ambasadori i Gjermanisë, Peter Vitih, tha se qëndrimi i Rusisë, megjithatë, është trimërues.
“Jam i inkurajuar nga fakti se kolegu rus tha se do të angazhohet për diskutime të mëtejshme. Natyrisht, ai përmendi disa pengesa dhe ju i dëgjuat ato. Pra, jo embargo armësh, jo sanksione, jo ndryshim regjimi”, tha Vitih.
Britania dhe Franca kanë shfaqur shpresën se draft-rezoluta do të mund të vihet në votim javën e ardhshme.