Republikanët në garë për Floridën

Newt Gingrich, Mitt Romney, Ron Paul dhe Rick Santorum ju përgjigjën pyetjeve të audiencës në qytetin Jacksonville të Floridës.
Gingrich dhe Romney shkëmbyen replika rreth qëndrimeve të tyre mbi imigracionin e paligjshëm. Gingrich e quajti ish-guvernatorin Romney si një kandidat anti-imigrant, duke e akuzuar atë se kërkonte të nxirrte jashtë vendit të gjithë imigrantët, përfshi të moshuarit.
Nga ana e tij, Romney i quajti citimet e kundërshtarit si të pafalshme dhe tha se nga ana e tij ai thjesht kërkon që njerëzit të vijnë në Amerikë në rrugë të ligjshme.
Kandidatët po ashtu u pyetën rreth politikave aktuale mbi Amerikën Latine.
Thuajse të gjithë kandidatët e akuzuan Presidentin Obama për lënien pas dore të rajonit. Kandidati Rick Santorum e akuzoi presidentin se ka mbajtur anën e udhëheqësve si Hugo Chavez i Venezuelës.