E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez e do pushtetin deri në vitin 2031

Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, ka thënë se do të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2031.

Chavezi, 57-vjeçar, ka ardhur në krye të vendit 13 vjet më parë dhe planifikon të kandidojë për rizgjedhje në zgjedhjet e tetorit.

Lideri majtist ka thënë se “Venezuela, në historinë e saj 200-vjeçare, kurrë nuk ka kaluar nëpër një proces të tillë demokratik”, ashtu siç po ndodh nën udhëheqjen e tij.

Opozita ka thënë se do të zgjedhë kandidatin e saj në votimet paraprake të 12 shkurtit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›