Skandali, politika e lë QSUT-në pa barna
Ministria e Shëndetësisë: “Duhet të kishte barna deri më 1 korrik”. Debati Ndoka-Pepa, pasojat bien mbi pacientët
Emanuela Sako
Debati i nisur prej kohësh mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe drejtuesit të Qendrës Spitalore “Nënë Tereza” ka si prapavijë interesat politikë. Edhe pse kostoja e këtij debati bie në kurriz të dhjetëra pacientëve që mbërrijnë në QSUT, palët fajësojnë njëra-tjetrën, duke e kthyer situatën, as më pak dhe as më shumë, në një gjendje kaosi. Ministria e Shëndetësisë e konsideron si sulm politik reagimin e drejtorit të QSUT-së, Mati Pepa, për mungesën e barnave në QSUT. Burime zyrtare nga kjo ministri janë shprehur se barnat nuk duhet të mungonin, pasi QSUT–ja fondin e medikamenteve për vitin 2007 e ka nisur në muajin korrik të 2007–s dhe duke qenë se fondi është 1-vjeçar, përfundon në muajin korrik të 2008–s. Kështu, deri në korrik, në QSUT nuk duhet të mungonte asnjë medikament, pasi fondet kanë qenë të mjaftueshme. Madje të njëjtat burime shtojnë se janë shtuar dhe kontratat shtesë për blerje të vogla në rast nevoje. Sipas saj, Ministria e Shëndetësisë shpjegon se QSUT-ja ka rezerva të mjaftueshme për të përballuar çdo lloj krize. Ndërkohë që konflikti Ministri-QSUT vazhdon, pacientët vuajnë nga mungesa e kurimit, edhe pse mund të kenë librezë sigurimi, ndërsa janë të detyruar t’i blejnë vetë medikamentet.
Debati
Debati mes ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka dhe drejtorit të QSUT-së, Mati Pepa, ka rreth dy muaj që është bërë publik dhe kanë shfaqur akuza dhe kundërakuza ndërmjet tyre. Rreth një muaj më parë ministri Ndoka i kërkoi Pepës largimin nga detyra për paaftësi në drejtimin e qendrës më të madhe spitalore në vend.
Ndërsa Pepa ka reaguar nëpërmjet mediave se nuk do të largohej pa e kërkuar shkarkimin e tij kryeministri i vendit. “Nuk largohem nga detyra derisa të më shkarkojë kryeministri”, - është shprehur Pepa. Në këtë deklaratë ai ka sqaruar edhe rregulloren për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të QSUT-së. Sipas tij, drejtori i QSUT-së shkarkohet dhe emërohet nga kryeministri i vendit. Ndërkohë që nuk i ka kursyer akuzat ndaj ministrit të Shëndetësisë, duke e akuzuar atë si pengues për kryerjen e tenderave në spitale. Ndërsa Ndoka e ka cilësuar Pepën si drejtues të dështuar. Madje edhe si përgjegjësin kryesor për mungesat në medikamente, blerjen e aparaturave që mungojnë në spitale, konfliktin me profesorët dhe emërimet dhe shkarkimet në administratë.
Vonesat
Ministria e Shëndetësisë ka shpjeguar se janë marrë masat e menjëhershme dhe QSUT-ja nuk është lënë asnjëherë pa barna apo me mungesa të theksuara në të gjithë pavijonet. Kështu, Ministria sqaron se në vonesën e hapjes së procedurave nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë për materialet e mjekimit, ka ndikuar edhe aplikimi i TVSH–së për këta artikuj ligj që hyri në fuqi në fund të muajit shkurt. Sipas saj, ky ndryshim kërkonte rishikimin e fondeve të vëna në dispozicion për këta artikuj, duke riplanifikuar sasitë e secilit artikull, në bazë të kërkesave të spitaleve si dhe të mundësive financiare që spitalet dispononin për plotësimin e këtyre kërkesave. Ndërsa brenda muajit qershor, nëpërmjet procedurave me negocim, pa botim paraprak të njoftimit, Ministria e Shëndetësisë parashikon që të arrihet kontraktimi i 87 medikamenteve që rezultojnë të regjistruara për qarkullim nga një kompani e vetme, me një fond limit prej 424 000 000 lekësh. Sipas sqarimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, që në fillim të vitit 2008 QSUT-ja është autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë për të zhvilluar procedurat e prokurimit për furnizimin me citostatikë. Gjithashtu QSUT-ja dhe të gjitha spitalet e tjera janë udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë për të përdorur të gjitha hapësirat ligjore të prokurimit për furnizimin me artikuj emergjentë (medikamente ose materiale të tjera mjekimi), mungesa e të cilave mund të rrezikonte jetën e pacientëve. Burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë pohuan se rreth 20 spitale të vendit, të cilat kanë rezerva të mëdha medikamentesh dhe materialesh mjekimi (pasi një pjesë e madhe e pacientëve nga rrethet drejtohen në Tiranë), kanë ofruar sasi të konsiderueshme medikamentesh dhe materialesh mjekimi (rreth 18 milionë lekë të vjetër), për t’i paraprirë çdo problemi. MSH sqaron se QSUT–ja, fondin e medikamenteve për vitin 2007 e ka nisur në muaji korrik të 2007–s dhe duke qenë se fondi është 1-vjeçar, përfundon në muajin korrik të 2008–s. Për më sipër, duke shtuar dhe kontratat shtesë.
Përballimi i situatës edhe në rastet e mungesave
Me gjithë akuzat që i janë bërë, Ministria e Shëndetësisë ka parashtruar procedurat që duhen ndjekur dhe masat paraprake për të përballuar situatën. Kështu, Ministria ka hartuar planin për hapjen e tenderave për të gjitha pavijonet dhe medikamentet, në mënyrë që QSUT-ja të mos vuajë më nga mungesat me medikamente apo lëndë të ndryshme për aparaturat. Mirëpo situata ende nuk është zgjidhur dhe pacientët kanë nisur të irritohen duke qenë se nuk marrin mjekimin e nevojshëm. Njëkohësisht janë përcaktuar të gjitha rregullat dhe procedurat e prokurimeve, si dhe datat e sakta për marrjen pjesë në tenderim.
Box
Masat e marra sipas Ministrisë së Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë ka shpallur procedurat e mëposhtme:
1. Furnizimin e spitaleve me medikamente (metabolizmi, trakti tretës, organeve sensoriale etj.), me fond 86 653 209 lekë.
Data e hapjes së ofertave nëpërmjet procedurave të prokurimit elektronik është caktuar më 10.07.2008.
2. Furnizimin e spitaleve me medikamente (sistemi genito-urinar, hormonale, sistemi kardiovaskular, nervor etj.) me fond limit 84 437 839 lekë, pa TVSH.
Data e hapjes së ofertave nëpërmjet procedurave të prokurimit elektronik është caktuar më 11.07.2008.
3. Furnizimin e spitaleve me medikamente (sistemi psikiatrik, anestezi-reanimacion, respirator, gjaku etj.) me fond limit 93 118 439 lekë.

4. Furnizimin e spitaleve me medikamente (sistemi anti-infektiv, gjaku), me fond limit 92 278 502 lekë.
Data e hapjes së ofertave nëpërmjet procedurave të prokurimit elektronik është caktuar më 14.07.2008.
5. Materiale konsumi për shërbimin e hemodializës, me fond 82 607 300 lekë pa TVSH. Faza e parë e hapjes së kërkesave është caktuar data 27.06.2008.
17 Qershor 2008