Sulmohet NATO. 15 te vrare nga nje shperthim ne Pakistan

Në shpërthimin e një kamioni cisternë me karburant për furnizimin e trupave të NATO-s në Afganistan në veriperëndim të Pakistanit, kanë humbur jetën të paktën 15 persona. Shpërthimi tronditi zonën pas një sulmi me bombë kundër kamionit në afërsi të qytetit Landi Kotal, në territoret e trazuara fisnore të Khyberit. Automjeti mori fillimisht zjarr pas një shpërthimi të shkaktuar nga një sasi e vogël lënde plasëse.
Flakët fillimisht u shuan, por kur banorët e fshatit iu afruan kamionit për të mbledhur karburantin që po rridhte, zjarri shpërtheu sërish. Kamionët për furnizimin e trupave të NATO-s, të cilët udhëtojnë nga Pakistani në Afganistan, kanë qenë vazhdimisht objektiv i sulmeve të militantëve islamikë.