Lirohet Strauss Kahn. Ish- kreu i FMN-se kthehet ne shtepi

Ish-kreu i FMN-së Dominique Strauss-Kahn mbërriti në apartamentin e tij në Manhatan pasi u lirua nga burgu kundrejt një kaucioni një milion dollarë. Lirimi i tij u vonua disa orë, pasi banesa e planifikuar për qëndrimin e tij në arrest shtëpie u vlerësua si e papërshtatshme. Ai nuk mund të banonte në banesën në Upper East Side të Nju-Jorkut për arsye të interesit publik të jashtëzakonshëm u bë e ditur në Nju Jork.
Për 62-vjeçarin kushtet e arrestit janë të rrepta për të evituar një tjetër çështje “Polanski” siç thonë autoritetet. Atij i i duhet të mbajë pranga në këmbe dhe para banesës së tij qëndron gjithë kohën një roje e armatosur. Ndërkohë FMN thotë se emri i kreut të ri duhet të zbulohet para 30 qershorit. Kandidaturat e propozimet mund të dorëzohen formalisht duke filluar që nga dita e hënë, bëri të ditur organizata në Uashington.
24 anëtarë të bordit udhëheqës të FMN-së kanë rënë dakort për procedurë përzgjedhjeje të hapur dhe të transparente. Por duket se zgjedhje e kreut të ri nuk do të jetë e thjeshtë edhe sepse sipas mendimit të qeverive evropiane, në kreun e organizatës së veçantë të OKB-së duhet të vihet një evropian e favorite në këtë drejtim është francezja Christine Lagarde.
Por vendet në ekspansion si Kina dhe Indi,a por dhe Brazili kërkojnë të drejtën e përfaqësimit në rangun më të lartë. SHBA-ja si aksionari më i madh i FMN-së është shprehur deri tani asnjanës në diskutimin rreth pasardhësit.