E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali trojeve, denoncime nga komuna te tjera

Skandali i pronave duket se nuk ka perfshire vetem komunen e Kasharit. Banore, nga fshatra te ndryshem te Tiranes, mesyjne ditet e fundit ne prokurori per te kerkuar trojet qe pretendojne se u jane marre me pa te drejte gjate viteve te fundit nga individe apo zyrtare te komunave. Numri i denoncimeve brenda dy javeve ka shkuar ne 120 dhe pothuajse cdo dite prokuroret e ceshtjeve jane te detyruar te marrin ne pyetje deri ne dhjete prej tyre, per te zbardhur kete skandal qe ka perfshire sektorin e kadastrave neper komuna. Pas arrestimit te dy ish-kryekomunareve dhe drejtuesit aktual te Kasharit, tre zyrtareve te kadastres dhe nje kryeplaku, banore nga fshatrat e Berxulles, Saukut, Selites, Baldushkut etj., kerkojne te drejten e tyre ne organin e akuzes. Burime zyrtare nga prokuroria konfirmuan dje lajmin per gazeten “KJ” dhe thane se hetime po kryhen edhe per ndarjen e tokave ne komunat perreth kryeqytetit e qe jane afer zones urbane. Mesohet se pjesa me e madhe e banoreve pretendojne se pronat e trasheguara nga familja ua kane marre persona te panjohur, te cilet kane kryer investime te ndryshme. Po keshtu, ne hetim jane edhe komunat me te njejtin emer nga kane ardhur denoncimet e banoreve, si Berxulla, Baldushku dhe Sauku, ku perfshihet dhe nje pjese e zones se Selites. Burime nga organi i akuzes bene te ditur se te gjithe banoret kane deponuar problemet e tyre ne lidhje me tokat, duke dorezuar ne prokurori vertetime, kopje te pronesise te noterizuar. Pas depozitimit te materialeve, prokuroret e ceshtjes i kane marre ne pyetje per te siguruar te dhena shtese rreth ceshtjes.
R.Caushaj
Denoncime nga:
Kashari
Baldushku
Sauku
Selita
Berxulla

2003
Keshilli i Larte i Drejtesise ka marre masa disiplinore ndaj dy gjyqtareve per shkelje te disiplines, nderkohe qe ka shkarkuar nga detyra nje gjyqtar dhe liruar tete te tjere
2004
Institucioni qe mbikeqyr aktivitetin e gjyqesorit ka liruar nga detyra dy gjyqtare, nderkohe qe nuk pa pasur asnje mase tjeter ndeshkimore per veprimtarine
2005
KLD-ja ka shkarkuar nga puna dhe ndjekur penalisht nje gjyqtar, per shkelje te renda ne procedurat e gjykimit dhe vendimin e dhene
2006
Gjate vitit te kaluar, ne mbledhjet e zhvilluara, KLD-ja ka dhene mase disiplinore “verejtje me paralajmerim” ndaj tre gjyqtareve ne Gjykaten e Tiranes
2007
Ky eshte viti i nismes per reformen ne drejtesi dhe pastrimit te gjyqesorit nga abuzuesit. KLD-ja nuk ka dhene ende asnje mase disiplinore, ngrihet inspektorati
17
Kaq eshte numri i gjyqtareve te ndeshkuar me masa disiplinore nga Keshilli i Larte i Drejtesise ne kater vitet e fundit. Nje i shkarkuar, 9 te liruar, 7 te paralajmeruar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›