Skandali zbulohet nga Shqip
Me 17 shtator gazeta Shqip botoi nje shkrim per zhdukjen ne menyre misterioze nga misioni diplomatik shqiptar ne Nju Jork te nje pajisjeje te rendesishme nga ku komunikohej me Tiranen per informacionet Top Sekret. Gazeta Shqip ka arritur te siguroje nje shkrese zyrtare te firmosur nga ambasadori shqiptar ne misionin e perhershem ne OKB ku theksohet se eshte zhdukur pa lene gjurme nje kompjuter i rendesishem qe perdorej per te transmetuar informacionet e cilesuara te klasifikuara. Shkresa mban daten 4 mars te ketij viti. Ne krye te kesaj shkrese qe mban lenden Ngjarje e pazakonte ne mision dhe i adresohet sekretarit te pergjithshme te Ministrise se Jashtme ambasadori Ferit Hoxha thekson Sot ne mengjes kam konstatuar qe kompjuteri i markes lsquoDell e qe perdorej per komunikimin e klasifikuar eshte zhdukur. Rendesine e kesaj ngjarjeje e jep nje pjese e letres se ambasadorit e cila thekson se ne kete kompjuter ndodheshin telegrame drejtuar qendres qe sipas metodes se punes ishin sekrete. Por nuk behet e ditur permbajtja e telegrameve.