E Diel, 1 Nëntor 2026

Olldashi-Majko dueli per fondet e rrugeve

Replikat Ministri Tuneli i Otrantos pa projekt. Socialistet Ndertuesve presion per borxhet

Deputetet kane pasur mundesi qe per 10 minuta secili te jepnin qendrimin e tyre per buxhetin kurse ministrat te merrnin kurdohere fjalen per sqarime. Kjo lloj procedure parlamentare u kthye ne dialog batutash mes opozites dhe mazhorances.

Duke e nisur me ish-kryeministrin socialist Pandeli Majko i cili pasi foli per buxhetin ne teresi kerkoi llogari per disa akse rrugore. Nuk dime nese rruga Tirane-Elbasan ka projekt dhe sa rrezikohet te kushtoje si rruga tjeter Rreshen-Kalimash e cila preku koston e 800 milione eurove. Duhet te na jepni informacion per rruget e jugut dhe per rrugen e Arbrit. Me cfare kuraje Kryeministri del e flet se do marrim serish borxh 500 milione euro permes eurobondit tha Majko i cili kerkoi qe debati mbi buxhetin te shtrohej me seriozisht dhe te mos merreshin me batuta per Ledi Ga Ga-ne sa kushtojne kepucet apo rrobat. Sa per Skenderbeun ai ishte kalores i Krishtit por Berisha eshte nje kalores qe nuk zbret nga kali Skenderbeu e donte ullirin por Berisha po na jep vetem kokrren.... Reagimi i ministrit Olldashi ishte i shpejte. Jeni duke spekuluar. Rruga Tirane-Elbasan eshte me projekt i financuar nga Komisioni Europian sikurse edhe akset e jugut dhe rruga e Arbrit. Te vetmen gje qe kemi pa projekt eshte tuneli yt i Otrantos dhe nuk e hengrem ate koqe ulliri tha ministri i Transporteve.

Te behemi me serioz ti leme krahasimet me Skenderbeun ishte nderhyrja e deputetit te PD-se Fatos Beja. Si ish-minister i Arsimit ai kerkoi nga Bode futjen ne buxhet te granteve te pakushtezuara per universitet publike. Me pas fjalen e mori Namik Dokle deputet i PS-se i cili foli nder te tjera per problemin e ndertuesve te cilet nuk po marrin parate nga shteti por sipas ministrit olldashi ky fakt eshte i pavertete. Asnje ndertues nuk eshte ankuar tek une si ka mundesi qe ju qani hallin e tyre apo jeni te lidhur me to iu drejtua Olldashi opozites. Ata kane frike te ankohen se gjobiten nga seksere te kabinetit lsquoBerisha. Po ju them se ndertuesit paguajne lsquogjoba per te marre parate e tyre. Ju vete e pranuat qe keni detyrime ndaj tyre iu pergjigj Dokle. Debati mes tyre u nderpre nga Kryetarja e Kuvendit Topalli e cila me vone zhvilloi vete debat me deputetet e opozites. Nuk e kuptova pse u terhoqet nga fletet e kutive te votimit. Cfare do u thoni atyre qe bene greven per ato flete votimi i tha Topalli opozites. Te pakten sot qe eshte dita kunder dhunes ndaj gruas mos fol ne kete menyre reagoi socialistja Arta Dade. Me tej replikat u zhvendosen te ministri i Punes Spiro Ksera i cili reagoi pas komenteve si njeri minoritar ne qeveria. Asgje e keqe sju ka ardhur nga minoritaret. Une jam shqiptar tha Ksera. Pastaj me radhe folen ministrat e Bujqesise Ruli i Turizmit Xhaferri dhe i Arsimit Tafaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›