E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhdukja e kompjuterit sekret debat ne Kuvend

Dade dhe Gjoni akuza ministrise. Haxhinasto Do ti realizojme objektivat

Zhdukja enigmatike e laptop-it te diplomatit shqiptar qe mbante sekretet e NATO-s ne zyrat e OKB-se kthehet ne nje ceshtje debati ne sallen e Parlamentit. Gjate diskutimit te buxhetit 2011 opozita akuzoi qeverine dhe diplomacine shqiptare duke e cilesuar te paafte per te ruajtur sekretet e NATO-s. Dy deputetet e opozites Arta Dade dhe Ilir Gjoni hodhen akuza ndaj ministrit te Jashtem Edmond Haxhinasto. Ministria e Jashtme ndodhet ne nje situate te papranueshme per grabitjen e laptop-it. Ky buxhet nuk i jep zgjidhje garantimit te sigurimit. Buxheti juaj elektoral eshte buxhet i pasigurise suaj elektorale tha deputeti i PS-se Ilir Gjoni. Si kunderpergjigje ministri Haxhinasto theksoi se Ministria e Jashtme ka buxhet te konsiderueshem. Deputetja socialiste Arta Dade iu drejtua shefit te diplomacise shqiptare duke i thene se nuk ka nevoje per demagogji. Ministri Haxhinasto theksoi serish se deputetja Dade nuk tregon te verteten dhe se ne i realizojme te gjitha objektivat kryesore te politikes se jashtme. Ky buxhet nuk e adreson kete problem akut jo vetem per vendin tone por dhe per partneret tane aleate ne NATO. Ministria e Jashtme me deshperim konstaton citoj shprehimisht informacionin e kesaj ministrie derguar Komisionit te Sigurise lsquoNe afate te parashikueshme kjo situate nuk pritet te ndryshoje. Komentet bejini vete tha Gjoni.

Debati ne Kuvend

Misioni i ambasadave siguria dhe besueshmeria e tyre jane perdorur dje ne Parlament nga Partia Socialiste per te goditur diplomacine shqiptare. Opozita perdori skandalin e humbjes se laptop-it per te sfumuar punen e diplomacise shqiptare. Fytyra e vendit eshte diplomacia e cila edhe per shkak te pamjaftueshmerise se burimeve financiare dhe paaftesise ne efikasitetin e perdorimit te tyre per fat te keq reflekton me besnikeri amulline dhe realitetin deshperues brenda vendit tha deputetja Dade. Sipas saj problematika e mprehte ne sigurine e ambasadave investimet e munguara zbatimi i cale i projektit te imazhi mungesa e koordinimit me institucionet e tjera qe kane perfaqesuesit e tyre ne prezencat tona diplomatike nuk lene vend per nje vleresim pozitiv per parashikimet e buxhetit ne lemin e politikes se jashtme.

Humbja e laptop-it

Gazeta Shqip ishte e para qe publikoi lajmin per zhdukjen e nje laptop-i nga zyra e misionit diplomatik shqiptar ne Nju Jork. Zhdukja enigmatike tregon se ceshtja e sigurise se ambienteve te perfaqesive tona jashte vendit le per te deshiruar. Ky kompjuter perdorej per komunikimin e informacioneve sekrete mes Misionit Diplomatik te Shqiperise ne Nju Jork dhe zyres perkatese ne Ministrine e Jashtme te Shqiperise. Pas publikimit te lajmit deputeti Ilir Gjoni kerkoi sqarime ne lidhje me kete skandal dhe ne pergjigje te tij Ministria e Jashtme i dergoi nje leter Kuvendit duke dhene detajet per humbjen e kompjuterit ne zyrat e OKB-se. Vjedhja e laptop-it ka ndodhur rreth fundit te shtatorit te ketij viti dhe ka kaluar pa buje ne tentative per te minimizuar demin. Detajet e zhdukjes se habitshme te kesaj aparature qe perdorej per kriptimin e mesazheve sekrete diplomatike dhe rendesia e saj kuptohen qartesisht ne nje leterkembim mes Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Kuvendit te Republikes ku ky i fundit merr pergjigje zyrtare lidhur me pyetjet qe deputeti Ilir Gjoni ka ngritur mbi ngjarjen misterioze. Aktualisht ka vakum ligjor pasi nuk percaktohet niveli i perimetrit te sigurise ne te cilin ndodhet ndertesa e misionit apo perfaqesise se Shqiperise jashte vendit. Disa nga perfaqesite shqiptare jane te vendosura ne apartamente banimi per perzgjedhjen e te cilave perdoret sistemi i referimit te ofertes financiare me te lire. Parametrat qe garantojne sigurine nuk mbahen parasysh gjate perzgjedhjes se ambienteve te zyrave sepse keto parametra nuk jane perpunuar ende.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›