Skela: "Golat nga goditja e lirë, aftësi dhe fat“

Njeriu i ndeshjes, por edhe njeriu i ditës në qytetin gjerman të Kotbusit. Ky është shqiptari Ervin Skela. Fantazisti shënoi një gol me goditje të lirë (31') dhe një të dytë me penallti në fitoren 2-1 të Energi Kotbus me Hertën e Berlinit. Skela dha një intervistë të gjatë për gazetën gjermane "Lausitzer Rundschau", ku flet për recetën e suksesit të tij, përvojën dhe dyluftimet në luftën për mbijetesë.
Ervin Skela, janë penalltitë në luftën për mbijetesë më të vështira psikologjikisht për t'u shënuar sesa penalltitë "normale"?
Para gjuajtjes nuk mendoj për këtë, nëse bëhet fjalë për rënien nga kategoria apo për Ligën e Kampioneve. Unë përqendrohem te topi, portieri dhe te një pikë në portë, atje ku dhe dua të dërgoj topin. Se cfarë zhvillimesh mund të sjellë penalltia kuptohet që e di më parë. Trajneri midis Denis Sorensen më zgjodhi mua për të goditur penalltinë. Unë e ndieja veten mirë dhe dëshiroja të merrja përgjegjësinë. Kur u dha penalltia për ne, për mua ishte e qartë se do të shënoja. Tifozët? Unë isha shumë i përqendruar, nuk kishte rëndësi luanim jashtë apo më fishkëllenin. Me penalltitë të jepet një shans dhe ti duhet patjetër ta shfrytëzosh.
Ju keni luajtur më parë me Eintracht Frankfurt, Arminia Bielefeld dhe Kaiserslautern dhe keni fituar një përvojë të madhe në luftën për mbijetesë. Cfarë ka të vecantë në këto përjetime?
Merrni ndeshjen kundër Hertës. Berlinezët ndodhen në një pozicion komod në tabelë dhe e shikonin ndeshjen shumë qetësisht. Nëse kësaj radhe nuk u eci, do ta bëjnë fundjavën e ardhshme. Ndërsa ne luftojmë kundër rënies. Për ne cdo ndeshje është një finale. Ne e dimë se me një fitore mund të lëmë zonën e rënies. Natyrisht, ky është një motiv më shumë. Por lufta për mbijetesë ka dhe anën e saj të errët.
Për shembull?
Unë e di nga koha ime te Frankfurti, Bielefeldi dhe para së gjithash te Kaiserslauterni, që lufta për mbijetesë është një presion pa fund. Këtë nuk do t'ia uroja askujt. Përjetimi i suksesit kundër Bajernit të Munihut ishte shumë i rëndësishëm. Ajo ndeshje na dha shumë fuqi. Ne pamë se mund të fitonim kundër cdo kundërshtari nëse të gjitha fuqitë do t'i përdornim.
A mund të na e shpjegoni ju si lojtar me përvojë këtë lloj presioni në dhomat e zhveshjes, apo dëshironi ta coni në shtëpi, në jetën tuaj private?
Përsa i përket presionit ti nuk mund të jesh plotësisht i cliruar. Kur ti kthehesh në shtëpi, tabela e klasifikimit është në teletekst. Llogarit, kalkulon, krahason pasojat dhe kundërmasat. Para së gjithash dita pas ndeshjesh, nëse ke pasur emocione, mendon shpesh dhe riprodhon se cfarë ka ndodhur. Por unë e dua këtë punë të mrekullueshme si futbollist profesionist dhe luaj me Energi Kotbus në Bundesliga 1.
A ju ndihmon përvoja në luftën për mbijetesë?
Po. Unë jam i tunduar gjatë gjithë vitit. Përvec kësaj, familja ime më jep shumë fuqi. Para tetë muajsh lindi djali im. Kur unë luaj me të, harroj për disa caste edhe luftën për mbijetesë.
Ka ndonjë recetë në luftën për mbijetesë?
E rëndësishme është që ekipi të ketë konceptin se lufton për mbijetesë dhe të ruajë qetësinë. Deri tani ne në Kotbus ia kemi dalë shumë mirë. Trajneri na vendos më mirë në fushë. Ne kujdesemi që të përcojmë konceptin e tij. Është bukur, pasi ne e dimë se e kemi në dorë. Një rënie tjetër do të ishte brutale edhe për pjesën tjetër të karrierës sime.
Fati, apo aftësia?
Skela kundër Hertës, përvecse me penallti, shënoi edhe me goditje të lirë. Cfarë vendos në këto goditje të lira. Skela thotë se është e vështirë për t'u thënë. Por goditjet e lira janë punë në futboll, duhet t'i përmirësosh përmes një trajnimi të përhershëm. Unë e provoj shpesh gjatë stërvitjeve dhe bëj për këtë dhe seanca të vecanta. Gjatë stërvitjeve të fundit përpara ndeshjes kundër Hertës kisha shënuar shumë herë me goditja të lira. Por, të realizosh në ndeshje është një tjetër arritje. Varet edhe nga freskia trupore. Nevojiten edhe detaje të tjera. Por natyrisht edhe fati duhet në një goditje të lirë.