Skela mban premtim, gol per Angela Merkel
Ka qene nje nder promotoret e nje barazimi me shume vlera qe Kotbusi sigloi ne fushen e Bohumit, por mbi te gjitha ka mbajtur premtimin e dhene: Ervin Skela ka arritur te shenoje nje gol ne paqen 3-3 mes Bohumit e Kotbusit, nje gol qe e kishte parashikuar dite me pare dhe qe do t’ia dedikonte Kancelares gjermane, Angela Merkel, qe diten e enjte u be anetare nderi e skuadres se Kotbusit. Tri dite me pare, mesfushori i Kombetares shqiptare kishte premtuar se do te bente cmos per te nderuar zonjen e hekurt te Gjermanise, e cila do te asistonte ne takimin mes Bohumit e Kotbusit. Me sa duket, gjithcka ka vajtur mbare per fantazistin e kuqezinjve, qe edhe dje ka konfirmuar se eshte nje nga shtyllat e skuadres, kur ka shenuar golin e rezultatit te perkohshem 3-2, cka i hapi rruge barazimit. Ne minuten e 89-te, Skela ka lene fushen e lojes i duartrokitur nga tifozet e tij.