Duka: E mirepres ministrin Pango
Erjon Todhe
Shenjat e para per shuarjen e konfliktit thuajse 3-vjecar mes MTKRS dhe FSHF kane ardhur ne fundin e kesaj jave. E ka hedhur hapin e pare per bashkepunimin institucional, ministri i MTKRS, Ylli Pango, i cili deklaroi, dy dite me pare, se do te firmose statutin e FSHF, ne menyre qe futbolli shqiptar te mos penalizohet nga pjesemarrja ne garat nderkombetare. Dhe ky veprim, nje dite me pas, eshte mirepritur nga presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili nuk ka hezituar te vleresoje deklaraten e Pangos. “E kam degjuar me vemendje deklaraten e ministrit Pango dhe, te them te drejten, me erdhi mjaft mire kur mesova se ai kish dhene urdher qe te firmoset statuti i FSHF-se. Uroj qe kjo deklarate te jete nje bindje e ministrit, uroj qe te jete nje bindje mbi domosdoshmerine e bashkepunimit institucional mes FSHF-se dhe MTKRS-se, dhe te mos jete nje vendim i detyruar, apo i imponuar nga faktore te tjere”. Armand Duka me keto fjale ka dashur te thote se shpreson qe vendimi i Pangos, per te firmosur ndryshimet ne statutin e FSHF, te mos kete ardhur pas kercenimeve te FIFA-s dhe UEFA-s per perjashtim te futbollit shqiptar nga garat evropiane e boterore. Por, presidenti i FSHF eshte skeptik, pasi, edhe pse deklarata e tij permban nota pozitive, ne lidhje me bashkepunimin me MTKRS, ai e thekson idene e tij, duke thene: “Uroj qe te jete fillimi i nje drite jeshile, te jete rifillimi i nje marredhenieje korrekte mes nesh dhe ministrise. Ne, FSHF, kemi qene gjithnje per nje marredhenie te tille dhe e kemi kerkuar kete gjithmone nga drejtuesit me te larte te ministrise”. Por, Duka ka dashur te kerkoje indirekt edhe perfundimin e konfliktit mes institucionit qe ai drejton dhe ministrise. “Uroj qe ky te jete edhe fundi i atij konflikti 3- vjecar mes dy organizmave, uroj qe te mos vazhdoje me, pasi e ka demtuar futbollin ne Shqiperi, nuk i ka sjelle asnje te mire, madje ka demtuar edhe imazhin e futbollit tone ne arenen nderkombetare”. Presidenti Duka i referohet ne kete menyre jehones negative qe pati ne mediat e huaja ngritja e dyshimeve te MTKRS, emer pas komisionit hetues, mbi shitjen e ndeshjeve te Kombetares nga ana e futbollisteve dhe drejtuesve te federates. Behet fjale per humbjen e Kombetares ne “Qemal Stafa”, ndaj Bjellorusise dhe ndaj Rumanise ne Bukuresht. Keto ishin dy ndeshjet me te shemtuara te perfaqesueses e qe sollen me pas doreheqjen e trajnerit austro-kroat, Oto Baric. Numri nje i Federates Shqiptare te Futbollit ka dashur te siguroje te gjithe se, edhe pse qendrimi i Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sportit ne lidhje me marredheniet me FSHF-ne eshte bere me elastik, perseri drejtuesit e futbollit ne Shqiperi do te mbajne te njejtat pozicione te deritanishme. “Ne nuk kemi perse te ndryshojme pozicionin dhe qendrimin tone. Kemi qene deri tani korrekte dhe kemi respektuar rolin e MTKRS, dhe do te vazhdojme ta bejme. Por, njekohesisht, presim edhe te respektohet integriteti dhe autonomia e federates, kete gje e kemi kerkuar edhe me pare. Marredhenia korrekte, mes Federates Shqiptare te Futbollit dhe Ministrise se Turizmit, Rinise, Kultures dhe Sporteve, nuk do t’i sherbente vetem ketyre dy institucioneve, por do t’i sherbente vetem zhvillimit te futbollit”. E ka perfunduar keshtu fjalen e tij presidenti i FSHF, Armand Duka, i cili mbetet ende ne pritje te miratimit te statutit te organizmit qe ai drejton, nga ana e ministrise. Pritet qe kjo te ndodhe ne ditet e javes qe vjen. Ky veprim do te permbushte detyrimin ligjor qe ka Ministria e Sportit, por do te permbushte edhe porosite dhe kerkesat e FIFA-s dhe UEFA-s, dy organizmat qeverises te futbollit ne Bote dhe Evrope, dhe qe jane organizmat, nga e cila mund t’i vije e mira dhe e keqja futbollit shqiptar.