Baric: Bullgaria është favorite, duam barazimin

Intervistë nga Bledar Kuka
-Z.Baric, si jeni me shëndet? "Ndjehem më mirë. Janë tri mjekë që po më mjekojnë dhe jam shumë më mirë me shëndet. Do të udhëtoj patjetër për në Bullgari, për të drejtuar skuadrën në ndeshjen eliminatore. Më pas, do të vazhdoj kurimin edhe për 8 ditë të tjera, me një program të vecantë që kanë përgatitur mjekët për mua". -A nuk është i rrezikshëm ky udhëtim për shëndetin tuaj? "Nuk besoj të jetë. Unë e kam marrë parasysh këtë gjë. Duhet t'iu them se edhe ato që janë shkruar në gazetat kroate për sëmundjen time, nuk janë të gjitha të sakta. Unë u thoja se kam probleme diku, ata shkruanin dicka tjetër. Nuk janë treguar korrektë". -Në Bullgari shkojmë për fitore apo për barazim? "Nuk mund të themi se shkojmë për fitore. E qartë është që Bullgaria është favorite për këtë ndeshje. Ata luajnë në fushën e tyre, kanë më të fortë, shumë serioze. Ne do të jemi të kënaqur që të barazojmë. Në Bullgari shkojmë për të mos humbur". -A jeni i zhgënjyer nga loja jonë ndaj Sllovenisë? "Jo, nuk jam i zhgënjyer. Jam i zhgënjyer nga rezultati sepse mendoj që duhej të fitonim. Skuadra jonë luajti mirë, bëri presion ndaj kundërshtarit, ndonëse në terren të vështirë, mbrojtja nuk bëri gabime. Lojtarët ishin shumë luftarakë, treguan edhe përgatitje të mirë fizike, ndaj jam i kënaqur prej tyre. Kombëtarja ishte më ndryshe sesa në pjesën e parë ndaj Maqedonisë. Këtë herë ishim në nivel të mirë gjatë gjithë kohës". -Cila ishte dobësia jonë ndaj sllovenëve, përderisa nuk fituam? "Problemi më i madh ishte pasimi i fundit, si edhe qartësia para portës. Po të mos kishim pasur këto dobësi, do të kishim fituar. Por unë jam me shpresë, sepse pas ndeshjes me Bullgarisë do të kemi dy ndeshje ndaj Luksemburgut, ku jemi në gjendje të marrim pikët e plota". -Cila është e ardhmja e kësaj kombëtareje? "Shikoni. Duhet të theksojmë se ndaj Sllovenisë kishim disa modifikime, disa lojtarë të rinj. Ishte Kapllani, Berisha, Salihi, gjithashtu Mukaj e Dede nuk kanë luajtur shumë kohët e fundit në përfaqësuese. Në stol patëm lojtarë të tjerë të rinj si Rrustemaj, Sukaj, Hyka. Ne po punojmë që Shqipëria të ketë një kombëtare me të cilën të luajë 7-8 vitet e fundit. Kemi disa probleme sepse disa nga lojtarët kryesorë nuk po luajnë në ekipet e tyre. Kështu është rasti i Tares, i Skelës apo i Hasit, që janë aktivizuar fare pak apo aspak kohët e fundit, kuptohet për arsye të ndryshme. Ishte problem që nuk morëm dot lojtarë të rinj shqiptarë që luajnë në Greqi, apo që nuk morëm dot Labinot Halitin, një lojtar shumë të mirë. Megjithatë, e ardhmja do të jetë shumë e mirë. Ka lojtarë të tjerë, janë 3-4 të tillë, që mund t'i afrojmë në verë apo sa më shpejt". -Së fundi, a është e vërtetë se keni probleme me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF)? "Aspak. Ato që mund të jenë shkruar nuk janë të vërteta, janë abuzime. Nuk e di se nga dalin zëra të tillë. Unë kam pasur arsye të forta që nuk kam qenë në ndeshjen ndaj Sllovenisë, sepse ndryshe do të isha në stol, por në raste të tilla janë ndihmësit e mi, Kovacevic dhe Duro, te të cilët unë kam besim të plotë. Mund të them se synoj ta përmbush kontratën time me FSHF-në dhe se gëzoj mbështetjen e plotë të presidentit Armand Duka". 26 mars 2007