E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldo: Murinjo, më i miri në botë

Futbollisti portugez ka kurorëzuar teknikun bashkëkombës, kampion i Europës me Interin në këtë sezon Ylli i Realit të Madridit, i magjepsur nga trajneri i ri i skuadrës

është i magjepsur nga Murinjo. Ka një bukuri të veçantë në punën e tij, të cilës vështirë t’i rezistosh. Nuk i ka rezistuar as Kristiano Ronaldo. “është një nga trajnerët më të mirë në botë, për të mos thënë më i miri”, ka thënë talenti portugez në lidhje me bashkëkombësin e tij. Me atë në drejtimin e Realit të Madridit, tani ëndrra është të fitojnë sa më shumë të jetë e mundur. “Do të bëjmë një sezon të madh, stërvitjet e tij janë spektakolare dhe ka një mentalitet ofensiv”, shpjegon ai në konferencën e mbushur me gazetarë në Los Anxhelos, ku Reali është në turne prej ditës së enjte. “çfarë i thamë njëri-tjetrit? Nuk ju them asgjë, por ai e di tashmë që jam i disponueshëm për çdo gjë që të ketë nevojë”.

Bluza e Raulit — Ronaldo i ka bërë programet: “Mund të bëjmë një sezon më të mirë se Barcelona, nëse nuk do ta mendoja, do të qëndroja në shtëpi. Ata nuk na shqetësojnë, unë kam shumë besim dhe i kemi të gjithë elementët për të arritur te triumfi”. Do të jetë një përgjegjësi e madhe fakti që do të veshë bluzën me numër 7, të mbajtur për një kohë shumë të gjatë nga Rauli, i cili tashmë është transferuar te Shalke: “Më pëlqen dhe jam i sigurt se ai do të ishte krenar, pasi unë dhe ai kemi të njëjtën mënyrë të të menduarit. Besoj se vendimi për të ikur nga Reali, ka qenë për të më i miri i mundshëm”.

Me kampionët — Sulmuesi i Realit të Madridit pranon se e ka ndier disi presionin: “E ndjemë të gjithë, por jam i qetë; seancat stërvitore po shkojnë mirë dhe kemi shumë besim për sezonin e ardhshëm”. Konferenca e shtypit e Los Anxhelosit ka qenë edhe rasti për t’i bërë komplimentet e vonuara Spanjës kampione bote, që në tetëshen e Botërorit të Afrikës së Jugut 2010 kishte eliminuar pikërisht Portugalinë: “Kam folur disa herë me Serxhio Ramos dhe me Iker Kasijas në telefon, kur të kthehen në skuadër do të jenë të gjithë edhe me më shumë besim te vetja. Më duhet që t’i bëj komplimentet e mia Spanjës, sepse ka qenë skuadra më e rregullt, por tani është e nevojshme që të mendojmë për Realin e Madridit, Botërori 2010 tani mbetet vetëm një kujtim.

Vjen Khedira — Gjithsesi grupi i futbollistëve të Murinjos është shtuar sërish. Shtutgarti në fakt ka zyrtarizuar shitjen e mesfushorit Sami Khedira te Reali i Madridit. Të dyja klubet kanë mundur të gjejnë marrëveshjen për transferimin e 23-vjeçarit të Kombëtares gjermane. “Nga një lojtar i madh dhe një lideri si Khedira të duhet të heqësh dorë me shumë dhimbje. Nga ana tjetër, i kemi mundësitë për të kënaqur dëshirën e tij për të vazhduar karrierën te Reali i Madridit. I urojmë më të mirën për këtë sfidë të re në Madrid”, ka thënë Fredi Bobiç, drejtori sportiv i klubit të Shtutgartit.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›