E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rumenige: Klinsman ka besimin tonë

Zhgënjimet e njëpasn
jëshme të Bajernit të My
nihut kanë lëkundur pozitat
e trajnerit Jurgen Klinsman.
Forma e dobët e skuadrës u konfirmua
në ndeshjen e së shtunës
me Bokumin, ku fillimisht bavarezët
rrezikuan, më pas ishin fare
pranë fitores me goleadë, ndërsa
në fund morën vetëm 1 pikë pas
barazimit 3-3. Ky është fillimi më
i keq i sezonit në këto 31 vitet e
fundit për gjigandët e Bundesligës.
Megjithatë, drejtuesit e
skuadrës kanë konfirmuar besimin
për drejtuesin e stolit.
Rumenige - Presidenti i klubit
deklaroi se Klinsman nuk do
të preket dhe ai do të vazhdojë
punën në krye të skuadrës. "Kemi
besim të plotë te trajneri dhe do
të tregohemi të durueshëm. Rezultatet
pozitive nuk do të mungojnë",
tha Karl Hainc Rumenige.
Duke komentuar ndeshjen e
fundjavës, ku vetëm 10 minuta
nga fërshëllima finale Bajerni
kryesonte 3-1, ai deklaroi se "prej
neglizhencës" skuadra humbi 2
pikë. "E dominuam totalisht
ndeshjen me Bokumin dhe në
minutat e fundit kryesonim me
rezultatin 3-1. Megjithatë, në
fund ata na barazuan: nuk arrij ta
kuptoj si ndodhi diçka e tillë.
Natyrisht që ky rezultat na lë një
shije të hidhur, pasi këto pikë të
humbura na shërbenin. Me një
fitore do të ishim ngjitur në vendin
e katërt ose të pestë në klasifikim".
Tifozët - Por, nëse siguroi
mbështetjen e krerëve të klubit,
Klinsman ka humbur besimin e
tifozëve. Pas ndeshjes fansat bavarezë
e shoqëruan me fërshëllima
largimin nga fusha të trajnerit.
Një reagim më se i kuptueshëm:
në tre ndeshjet e fundit
të kampionatit skuadra ka
marrë vetëm 1 pikë. Por, mbi të
gjitha, Bajerni nuk duket sikur
është e njëjta skuadër, që gjatë
sezonit të kaluar me Otmar
Hitcfeld u shpall fituese e dyfishtë
në Gjermani (titulli dhe Kupa).
Në fund të sfidës me Bokumin,
në "Alianz Arena" u dëgjuan thirrjet
"Klinsman largohu!", ndërkohë
që kontestimeve nuk u shpëtuan
as futbollistët. "Ishte një rezultat
që nuk na shkon për shtat.
E kuptoj fare mirë reagimin e tifozëve.
Ecuria e skuadrës, të paktën
në kampionat, nuk është ajo
që ne shpresonim dhe që të gjithë
presin, u justifikua ish-trajneri i
Kombëtares gjermane. Reagimi i
mbështetësve të skuadrës është
plotësisht i justifikueshëm pas
një ndeshjeje ku kryesonim 3-1
dhe në fund dolëm nga fusha
vetëm me 1 pikë". Për shkak të
ndërprerjes prej ndeshjeve eliminatore
të Botërorit 2010, tashmë
Bajerni duhet të presë dy javë për
të rikuperuar. Klinsman do të
ketë në dispozicion vetëm një
numër të vogël lojtarësh për të
stërvitur përpara ndeshjes me
Karlsruhen më 18 tetor dhe sfidës
në Ligën e Kampioneve me
Fiorentinën, vetëm tri ditë më
vonë.
Shvajni - Nuk bën kompromise
në fushën e lojës dhe me të
njëjtën sjellje paraqitet edhe përpara
gazetarëve. Bastian Shvajnshtajger
nuk kërkon të gjejë justifikime
për rezultatet zhgënjyese të
skuadrës. "Një tolerim si ai në
sfidën me Bokumin nuk duhet të
ndodhë kurrë për një skuadër si
kjo e jona. Por, e vërteta është se
në këtë fillim sezoni kemi pësuar
shumë gola dhe duhet të punojmë
në këtë drejtim", tha mesfushori.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›