FSHF shtyn ndeshjen Teuta-Apolonia. Të premten protesta anti-Kokëdhima

Ndeshja e javës së 14-të, Teuta-Apolonia e programuar për datën 2 dhejtor 2006, do të luhet në datën 13 dhjetor 2006. Ky vendim është marrë nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së pas shqyrtimit të kërkesës së presidentit të Klubit "Apolonia", Koc Kokëdhima, pas situatë së krijuar në klubin fierak. Në ndeshjen e së shtunës së kaluar 16 futbollistë të ekipit të parë bojkotuan takimin Apolonia-Flamurtari (0-2), ndërkohë që skuadra fierake luajti me lojtarë të rinj. Tifozët fierakë kanë planifikuar një protestë masive ditën e premte ku midis të tjerash kërkojnë dorëheqjen e presidentit Koco Kokëdhima. Apolonia renditet e fundit në Kategorinë Superiore. Në 13 javë skuadra e Dhimitër Papuciut ka grumbulluar 10 pikë: 3 fitore, 1 barazim dhe 9 humbje.