E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elis Bakaj, katër gola më Partizanin

Java e kaluar me plot gojë mund të thuhet se ka qenë java e sulmuesit, Elis Bakaj. i kritikuar jo pak për sjelljen e tij, në planin sportive, sulmuesi i Partizanit ka qenë "arma" plus e Hasan Likës në takimin e kupës në mesjavën e kaluar përballë Lushnjës dhe në fundjavë, të dielën përballë Teutës. Nga këmbët e tij ka ardhur goli i vetëm i fitores së Paretizanit në kupë përballë lushnjarëve. I futur si zëvendësues në pjesën e dytë, sulmuesi i ri i Partizanit ka shënuar një gol mjaft të bukur kundër lagunarëve që i ka dhënë fitoren dhe kualifikimin Partizanit në kupë. Dhe vetëm 4 ditë më pas, ai ka përsëritur veten në kampionat kundër Teutës. Ka qenë goli i tij në minutën e 73-të që i ka hapur rrugën fitores së Partizanit përballë një pretendente direkte si Teuta. Një gol mjaft i bukur dhe një moment vërtet mjaft i mirë për sulmuesin e të kuqve, i cili tashmë ka nisur të ambjentohet edhe me golin. Pas tri golave në kupë, ai ka qetur edhe golin e parë sezonal në kampionat. Një lajm i mirë ky edhe për trajnerin Hasan Lika, i cili më në fund po sheh se sulmuesët e tij po gjejnë rrugën e golit për të cilin Partizani ka vuajtur jo pak. E mbi të gjitha për mungesën e golave të realizuar nga sulmuesët.
Ledjo Seferkolli
(Metrepol Sport)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›