Bariç - Bushati testojne 39 kandidatë për fanelën kuqezi

Sektori i Ekipeve Kombëtare në Federatën Shqiptare të Futbollit, bëri publike listën e lojtarëve që do të grumbullohen në zborin e radhës, që do të zhvillohet nga data 4 deri më 7 dhjetor 2006, në Kompleksin e Kamzës. Në listën prej 39 lojtarësh të thirur bëjnë pjesë lojtarë të ekipit Kombëtar të Shpresave (U-21) dhe lojtarë të thirur nga kampionatet e huaja dhe që do të testohen nga trajneri i Kombëtares, Oto Baric dhe ai i Shpresave, Artan Bushati. Nga kampionati shqiptarbëjën pjesë 17 lojtarë, përfaqësues të nëntë ekipeve të Kategorisë Superiore: Vllaznia (3 lojtarë), Partizani (2), Kastrioti (2), Besa (2), Teuta (1), Tirana (1), Elbasani (1), Flamurtari (1) dhe Apolonia (1). Në listën e publikuar nga FSHF-ja bëjnë pjesë edhe 22 futbollistë me moshë të re që luajnë kampionatet e huaja: Gjermani, Zvicër, Greqi, Itali, Begjikë, Kroaci, Australi, Suedi, etj., ku spikasin emrat e Mërgim Mavrajt, Ansi Agollit, Valdet Ramës, Fisnik Fejzullahut, Labinot Halitit, etj.
Nga kampionati shqiptar
1 Olsi Bishani, Vllaznia
2 Sulejman Hoxha, Mjeshtria Sportive
3 Andi Lila, Besa
4 Erjon Dushku, Kastrioti
5 Renato Arapi, Besa
6 Elis Bakaj, Partizani
7 Emiljano Veliaj, Besa
8 Gilman Lika, Vllaznia
9 Bledar Hado, Teuta
10 Oriad Abazaj, Kastrioti
11 Eleandro Pema, Tirana
12 Gerhard Progri, Partizani
13 Xhevair Sukaj, Vllaznia
14 Bledar Guga, Flamurtari
15 Sabino Plaku, Apollonia
16 Egert Kuci, Elbasani
Nga kampionatet e huaja
Greqi
17 Kristo Mucaj, Rodos, Greqi
18 LLuka Kora, Aop Platania Crete, Greqi
19 Bruno Curri, Jonikos, Greqi
20 Mario Gjoni, Lapiva Lasieva Nantola
21 Renaldo Dhosi, Pelopas Qato Korinthos, Greqi
22 Shpëtim Hasani, FC Kalmar, Suedi
23 Beg Ferhati, Concordia Bazel
24 Martin Berisha, FC Luzern, Zvicër
25 Islam Leskovci, Grasshopper-Club Zurich, Zvicër
26 Valdet Rama, VFL Wolfsburg, Gjermani
27 Xhulian Rudho, Ancona, Kat.3, Itali
28 Fisnik Zejnullahu, Borussia Dortmund BV
29 Alban Ramaj, TSV Munchen 1860, Gjermani
30 Blerim Rustemaj, Borussia Munchen Gladbach II
31 Fatlum Zaskuku, Wupperteil-Gjermani
32 Jeton Arifi, FC Sankt Pauli, Gjermani
33 Samir Ujkani, RSC Anderlecht
34 Leutrim Neziraj, Karlsruher SC II, Gjermani
35 Labinot Haliti, Newcastle United Australian A
36 Mwrgim Mavraj, SV Darmstadt, Gjermani
37 Dritan Stafsula, Dodo Glimtit
38 Anton Dedaj, NK Osjek
39 Ansi Agolli, FC Luzern, Zvicër