Skema e financimit me nisjen e reformes
Deri me sot ne spitalet e vendit tone nuk ka nje kosto te sakte te diagnostikimit te semundjeve, nderhyrjeve kirurgjikale, apo mjekimit te patologjive te ndryshme. Pacientet i kane marre sherbimet falas deri me tani, qofshin keto te urgjencave apo shtrime, ekzaminime etj. Nderkohe me reformen e re qe do te nise spitalet do te kene nje tjeter forme te ofrimit te sherbimeve por edhe te financimit. Spitali do te perdore vete fondet e tij dhe do t'i barte ato ne vitin pasardhes nese nuk i ka perdorur gjate nje viti fiskal. Gjithashtu, edhe te ardhurat e krijuara nga aktiviteti i perditshem i spitalit do te perdoren nga vete spitali per shperblim te personelit dhe permiresim te cilesise se sherbimeve. Kjo do te thote qe spitalet shnderrohen ne person juridik, publik me buxhet te pavarur, i cili do te kete mundesi kotraktuale dhe do te jete pergjegjes per realizimin e prokurimeve. Kjo do te thote me shume autonomi per sa i takon perdorimit te fondeve per nevojat e spitalit e ne menyre te vecante per furnizimin me ilace. Ne funksionimin si institucion, spitali do te kryeje aktivitetin bazuar ne kontrata qe do te jene te nivelit te pare midis tij dhe ISKSH-se, dhe ne nivelin e dyte me punonjesit e spitalit. Pra, per here te pare, pervec kontratave kolektive te punes, do te kete edhe kontrata personale, ku cdo personel do te dije te drejtat dhe detyrimet ne vendin e punes.
Mungesa e cilesise se sherbimit gjobe nga 1500 deri ne 5000 leke
Urbanet, gjoba nese nuk ofrojne komoditet
Urbanet duhet te krijojne kushte per qytetaret ne te kundert do te gjobiten sa here te kete ankesa. Kjo eshte nje nga nismat e marra nga Bashkia e Tiranes per sa i perket transportit urban ne Tirane. Ky i fundit duhet te ofroje orare korrekte, pasterti dhe sistem ventilimi por nese keto nuk ekzistojne atehere ndeshkohen me gjoba te cilat fillojne nga 1500 deri ne 5000 leke dhe vjelja e tyre behet prane Drejtorise se Pergjithshme te Taksave dhe Tarifave Vendore. Nga ana tjeter, Drejtoria e Kontrollit te Territorit Urban ne Bashkine e Tiranes, si autoriteti qe do te zbatoje ne praktike kete vendim, do te marre menjehere masa per pergatitjen dhe kualifikimin e specialisteve kontrollore, ne perputhje me dispozitat ligjore. Ne vendimin e marre pak dite me pare nga Bashkia e Tiranes jane perfshire tabelat kryesore qe parashikojne shkeljet e ligjit nga ana e drejtuesve te automjeteve apo drejtuesve te agjencive te transportit si dhe sanksionet perkatese per cdo shkelje. "Per shume ceshtje qe kane te bejne me cilesine e sherbimit te transportit, jane vendosur rregulla, respektimi i te cilave eshte i detyrueshem. Deri me tani nuk ka pasur te percaktuar sanksione konkrete" thuhet ne vendimin e marre nga Keshilli Bashkiak i Tiranes. Por duke filluar nga ky vit te gjithe linjat e transportit urban ne kryeqytet duhet ti permbahen kesaj rregulloreje.
Taksite
Nuk do te jene vetem autobuzat urbane te cilet do tu nenshtrohen ketyre rregullave, por edhe taksite. Keshtu nese nje taksist nuk zbaton rregullat e duhura deri tek ndezja e taksimetrit do te gjobitet. Nderkohe ne vendin tone vazhdon te mbetet ende problem taksimetri. Ky i fundit megjithese eshte vendosur nuk zbatohet pasi punon me nje sistem te nje shteti tjeter