E Diel, 1 Nëntor 2026

Vjedhja e bizneseve me eksploziv, ne pranga i shtati i grupit

Sarande-Bashkepunetori i shtate i grupit qe vidhnin pasurite, duke vendosur eksploziv ka rene ne prangat e policise bregdetare. Fatjon Abazi, 21 vjec, lindur dhe banues ne lagjen nr.4 Sarande, kishte mundur t'i shpetonte perkohesisht policise, pasi ishte fshehur dhe kishte arritur te humbte gjurmet. Sipas burimeve nga policia, mesohet se arrestimi i tij eshte bere i mundur ne vazhdimesi te operacionit te koduar "Fshesa". Burimet policore bejne te ditur se Abazi eshte pjese e grupit kriminal te koduar "Djemte e lagjes B13". Pjestare te ketij grupi jane Geard Cocka, 22 vjec, Geard Zholi, 23 vjec, Edmond Abazi, 22 vjec, Lisjen Kazo, 21 vjec, Veli Mehmeti, 17 vjec, Osman Abazi, 15 vjec dhe i sapo arrestuari Fatjon Abazi, 21 vjec. Nje nga rastet e vjedhjes se kryera nga grupi i strukturuar, jane vjedhja e nje sasie syzesh te shtrenjta me vlere 30 mije eurove, tek "Optica", dyqan i cili gjendet ne qender te qytetit ne katin e pare te nje pallati 21-katesh. Te arrestuarit fillimisht shperthyen deren dhe boshatisen raftet e mbushuara me syze optike te shtrenjta. Kjo vjedhje u pasua nga grabitja e 20 mije eurove bizhuteri, tek nje lokal ne qytet, per t'u pasuar me grabitjen e motorreve te turisteve italiane tek Hotel "Palma". Ky grup ka qene autore i vendosjes se nje sasie eksplozivi, tek nje biznes peshku ne lagjen nr.4 te qytetit.
Akuza
I arretuari i shtate, Fatin Abazi, i cili dyshohet te kete marre pjese ne krimet e ndodhura kohet e fundit ne qytetin bregdetar. Ai akuzohet nga policia e Sarandes se ka konsumuar veprat penale te "vjedhje ne bashkepunim" dhe "shkaterrim te prones me eksploziv ne bashkepunim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›