E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e përllogaritjes së dëmshpërblimit për ish-të përndjekurit politikëS

Çfarë humbin ata që kanë përfituar më parë lekë, letra me vlerë dhe pasuri të paluajtshme. Emrat që kanë marrë përgjigje për kërkesat në Ministrinë e Drejtësisë

Laureta Rryçi

Zbardhet skema se si do të përllogaritet dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit politikë. Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me Ministrinë e Financave, Entin Kombëtar të Banesave dhe Zyrën qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Gazeta “Albania” ka mundur të sigurojë dy formularët e rinj që duhet të plotësojnë ish-të dënuarit politikë për të mësuar nëse do t’u zbritet shuma që u takonte paraprakisht. Sipas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave, të gjithë të dënuarve politikë që kanë përfituar dëmshpërblime nga ligje të mëparshme, shuma e përfituar do t’u zbritet në dëmshpërblimin e tanishëm, që pritet të shpërndahet për secilin. Përfitimet do të llogariten edhe nëse janë marrë në formën e lekëve, letrave me vlerë apo në formën e pasurisë së paluajtshme. Vendimi ka përcaktuar se do të ketë dy formularë për ata që kanë përfituar në lekë dhe në letra me vlerë, si dhe për ata që kanë përfituar në pasuri të paluajtshme. Ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre, që pretendojnë të përfitojnë dëmshpërblim, duhet ta plotësojnë formularin me të dhëna të sakta, pasi rrezikojnë të përballen me ligjin për të dhëna të rreme. Madje jo vetëm kaq, por vendimi ka përcaktuar që ish-i dënuari humbet çdo të drejtë për të përfituar dëmshpërblim nëse deklaron të dhëna të rreme. Vendimi ka përcaktuar rregulloren për përfituesit që ndodhen brenda dhe jashtë vendit. Për ata që ndodhen brenda vendit ka përcaktuar si institucion për formularët e vetëdeklarimit Postën Shqiptare, ndërsa për përfituesit që janë jashtë vendit do të komunikohet nëpërmjet shërbimit konsullor në shtetin ku ndodhen.
Skema
Ministria e Drejtësisë, Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, në bashkëpunim, do të bëjnë përllogaritjet e masës së dëmshpërblimit financiar si vijon: në rastin e përfitimit pasuror, në të holla dhe letra me vlerë. Çdo kërkues, brenda dhjetë ditëve nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet në të holla ose letra me vlerë, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i vetëdeklarimit i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, i dërgon Ministrisë së Financave një kopje të formularit të plotësuar dhe i kërkon të verifikojë përfitimet në të holla dhe letra me vlerë, të ish-të dënuarit politik nga ligjet e mëparshme. Ministria e Financave, pasi verifikon përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat e ish-Bankës së Kursimeve (aktualisht Raiffeisen Bank), i dërgon Ministrisë së Drejtësisë përgjigjen zyrtare për masën që do të zbritet nga dëmshpërblimi brenda 30 ditëve nga depozitimi i kërkesës. Përgjigjja formulohet sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritur është.... lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik z/znj.....” ose “Pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë ju informojmë se masa e zbritur është.... lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik z/zj..... Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse të ne nuk ka të dhëna”.
Për pasuritë e paluajtshme
Çdo kërkues, brenda dhjetë ditësh nga marrja e njoftimit për shqyrtimin në themel të kërkesës së tij nga Ministria e Drejtësisë, plotëson formularin e vetëdeklarimit për përfitimet, në pasuri të paluajtshme, të marra prej tij me ligje të mëparshme. Formulari i dërgohet kërkuesit nga Ministria e Drejtësisë, së bashku me njoftimin për shqyrtimin në themel të kërkesës. Ministri i Drejtësisë, pas mbërritjes së formularit të plotësuar nga ish-i dënuari politik ose i afërmi i tij, u dërgon Entit Kombëtar të Banesave dhe Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme nga një kopje të formularit të plotësuar dhe u kërkon të verifikojnë përfitimet në pasuri të paluajtshme nga ish-të dënuarit politikë ne ligjet e mëparshme. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme pasi verifikojnë, secila, përputhjen e formularit të vetëdeklarimit me të dhënat arkivore që kanë, i dërgojnë Ministrisë së Drejtësisë përgjigje zyrtare për masën e zbritur të përfitimit. Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra qendrore e Pasurive të Paluajtshme brenda 30 ditëve nga data e depozitimit të kërkesës i japin përgjigje sipas tekstit në vijim: “Pas verifikimit dhe përllogaritjeve të kryera nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritur është.... lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme”, ose “Pas verifikimit të kryer nga institucioni ynë, ju informojmë se masa e zbritur është.... lekë, si përfitim i marrë nga ligje të mëparshme, nga ish-i dënuari politik z/znj.... Kjo shumë është e barabartë me shumën e deklaruar nga vetë kërkuesi, sepse te ne nuk ka të dhëna”.
Paraqitja në Ministrinë e Drejtësisë e formularëve të vetëdeklarimit nga ish-të dënuarit politikë apo të afërmit e tyre, kryhet brenda territorit të vendit, vetëm me anë të Postës Shqiptare. Për kërkuesit me vendndodhje jashtë vendit, dorëzimi i këtij formulari kryhet nëpërmjet shërbimit konsullor përkatës. Punonjësi përgjegjës e përfshin këtë formular në dosjen individuale përkatëse. Pas marrjes së përgjigjes nga Ministria e Financave, Enti Kombëtar i Banesave dhe Zyra qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Ministria e Drejtësisë bën zbritjen e masës së përcaktuar prej tyre nga shuma e dëmshpërblimit, e përllogaritur sipas Nenit 6 të ligjit që u miratua fundvitin e 2007-s për të përndjekurit politikë.

Aramikë Nasip Marta Megediçjan 10/3/1932 Kavajë Dënim me Burg E papërcaktuar 10312 28/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Petro Xhelo Salihe Balilaj 5/12/1942 Vlorë Dënim me Burg E papërcaktuar 10313 28/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Hajrulla Kasëm Jedire Dorezi 7/12/1931 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 10314 28/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zymer Abdyl Aishe Lisha 2/2/1922 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 10315 28/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Gjok Nikoll Prendë Prenga 15/4/1926 Mirditë Dënim me Burg E papërcaktuar 10619 3/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Prend Pashk Prene Nokaj 5/5/1949 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 10375 29/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Nikë Gjon Mare Morinaj 8/8/1934 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 10376 29/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ndoc Rrok Lule Jaku 17/1/1902 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 10377 29/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Nestret Refat Salije Hallidri 1/5/1948 Librazhd Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10378 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Andon Zisi Sevasti Floro 1/1/1922 Sarandë Dënim Kapital E papërcaktuar 10379 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Thodhoraq Kristo Kostandina Gërco 15/1/1922 Skrapar Dënim me Burg E papërcaktuar 10618 3/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Refat Hamit Rakibe Allhidri 4/3/1911 Librazhd Dënim me Burg E papërcaktuar 10380 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qemal Shefqet Nurije Doda 15/1/1950 Librazhd Dënim me Burg E papërcaktuar 10381 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qazim Sali Hanife Molla 16/8/1912 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 10382 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dile Kolë Katrinë Nika (Macaj) 28/7/1920 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10383 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qirjako Petro Olimbi Dhimitri 10/5/1931 Korçë Dënim me Burg E papërcaktuar 10617 3/6/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Ded Kol Shkurte Nika (Macaj) 12/8/1915 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10384 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Selfo Shahin Salihe Shehaj 14/10/1886 Kardhiq Dënim me Burg E papërcaktuar 10879 9/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Zojë Dedë Dile Lojzi (Nika, Macaj) 6/8/1941 Shkodër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10385 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Marash Mark Kushe Lecaj 10/12/1913 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 10386 29/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Stillo Dhimo Krisulla Kola 10/2/1885 Gjirokastër Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10387 29/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Lefter Thoma Ollga Qirici 7/1/1948 Gjirokastër Dënim me Burg
E papërcaktuar 10388 29/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Haxhi Karafil Xhibe Skepi 4/12/1913 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 10470 30/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shaban Muharem Gonxhe Belegu 4/10/1984 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 10471 30/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Karolin Kol Vitore Shala 26/8/1936 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 10472 30/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Xhevdet Qamil Bedrije Dulaj 10/10/1946 Shkodër Dënim me Mjekim te Detyruar E papërcaktuar 10473 30/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Kadri Nazif Mine Kallçishta 15/2/1905 Dibër Dënim Kapital E papërcaktuar 10476 30/5/2008 Njoftim Negativ (mbi kërkuesin)
Selim Mehmet Besika Pone 1/10/1944 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 10474 30/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Naim Haki Hajrije Hoxha 22/2/1940 Krujë Dënim me Burg E papërcaktuar 10475 30/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Shefqet Kasem Fatime Alla 3/8/1918 Librazhd Dënim me Burg Pranuar 10881 9/6/2008 Përfunduar
Dilë Geg Mare Leshaj 30/9/1918 Krujë Dënim me Internim apo Dëbim
E papërcaktuar 10477 30/5/2008 Mangësi në Dokumentacion
Qamil Osman Hyrije Çota 4/2/1915 Librazhd Dënim me Burg Pranuar 10880 9/6/2008 Përfunduar
Nrec Llesh Mare Lleshaj 30/9/1918 Krujë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10478 30/5/2008 Mangësi në Dokumentacion Mehmet Mustafa Tushe Gjeta 13/2/1917 Mat Dënim me Burg E papërcaktuar 10479 30/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Basri Maliq Hava Kadilli 12/3/1923 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 10480 30/5/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Ismet Tafil Beglije Tola 6/1/1929 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 10543 2/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Arben Ismet Zare Tola 20/9/1964 Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 10544 2/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Viktor Hasan Fetije Dosti 25/4/1925 Gjirokastër Dënim me Burg
E papërcaktuar 10545 2/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Gani Haxhi Fatime Manelli 12/2/1895 Devoll Dënim me Burg E papërcaktuar 10616 3/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Tomor Hasan Fetije Dosti 13/4/1930 Gjirokastër Dënim me Burg
E papërcaktuar 10546 2/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Leka Hasan Fetije Dosti 19/11/1931 Tiranë Dënim me Burg E papërcaktuar 10547 2/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Zef Lorenc Palime Marku 10/6/1890 Lezhë Dënim me Burg E papërcaktuar 10548 2/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Adriatik Zini Fëllëz Çela 5/2/1970 Ballsh Dënim me Burg E papërcaktuar 10549 2/6/200 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Xhevat Abaz Bejaze Braçi 20/7/1931 Gramsh Dënim me Burg E papërcaktuar 10615 3/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Thanas Ilia Ollga Thodhoraqi 3/11/1927 Ersekë Dënim me Burg E papërcaktuar 10614 3/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Fadil Rifat Fetije Spahiu 9/5/1926 Kukës Dënim me Burg E papërcaktuar 10613 3/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Shaban Selman Taime Manarkolli 2/6/1912 Bllic, Dibër Dënim me Burg E papërcaktuar 10132 23/6/2008 Shqyrtim në Themel (i bashkërenduar)
Feride Qazim Hyrije Kenga 1/4/1938 Lushnjë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10948 10/6/2008 Mangësi në Dokumentacion Nezir Shahin Gjyle Kuka 15/5/1910 Kurjan Dënim me Burg E papërcaktuar 10952 10/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Fejzo Bajo Pullo Bajaj 18/5/1923 Vlore Dënim me Burg E papërcaktuar 10956 10/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Dervish Bajram Halime Hoxha 15/7/1903 Fier Dënim me Burg E papërcaktuar 10949 10/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Isuf Adil Elma Konica 31/1/1917 Konice Dënim me Burg E papërcaktuar 10957 10/6/2008 Mangësi në Dokumentacion
Asamble Ethem Bejti Kogjini 10/1/1924 Kavajë Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10958 10/6/2008 Mangësi në Dokumentacion Xhevit Jaçe Shemshire Zaloshnja 8/10/1923 Berat Dënim me Burg E papërcaktuar 10959 10/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Age Tom Luke Paja 3/7/1911 Shkodër Dënim me Burg E papërcaktuar 10953 10/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Izet Selman Rabije Leka 6/5/1910 Dibër Dënim me Burg Pranuar 10955 10/6/2008 Përfunduar
Shefki Tahir Ziko Seitllari 13/7/1909 Pogradec Dënim me Burg E papërcaktuar 10951 10/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Albert Misto Dhimitra Theodhos 15/3/1930 Korçe Dënim me Burg E papërcaktuar 10954 10/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)
Ana Vangjel Ollga Prifti 7/8/1948 Fier Dënim me Internim apo Dëbim E papërcaktuar 10950 10/6/2008 Shqyrtim në Themel (i drejtpërdrejtë)

15 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›