Vladimir Putin, ky armik i mediave perëndimore
Kryeministri rus urdhëroi mbylljen e kanaleve ky transmetohet Radio Europa e Lirë dhe BBC
“Wall Street Journal”
Para 10 vjetësh, Duma e atëhershme e Rusisë e pati konfirmuar emërimin e Vlladimir Putinit në postin e kryeministrit. Ky votim u bë vetëm një javë pasi presidenti i atëhershëm, Boris Jelcin, e kishte nominuar ish-operativistin pak të njohur të KGB-së, Vlladimir Putinin, për këtë post.
Dorëheqja befasuese e zotit Jelcin, vetëm katër muaj më vonë, e solli zotin Putin në pozitën e ushtruesit të detyrës së presidentit, duke e hapur rrugën për zgjedhjen e tij për shef të shtetit në mars të vitit 2000.
Ky ndryshim i shpejtë dhe larg nga transparenca i ngritjes në krye të postit më të lartë në Rusi, ishte një shenjë e gjërave që do të vijnë.
Gjatë dekadës së kaluar, Vlladimir Putin ka shfrytëzuar instrumentet e shtetit për ta forcuar atë që në Rusi njihet si “autoriteti vertikal”, që është një model i qeverisjes, në të cilin autoriteti është ngushtë i konsoliduar në krye.
Putinizmi e shfrytëzoi momentin në Rusi derisa njerëzit ishin të etshëm për stabilitet, apo, së paku, dukje të stabilitetit.
Në thelb të këtij sistemi përfshihet edhe kontrolli politik në sektorin e energjisë, që është mbizotërues në këtë vend, synimi për ripërtëritjen e statusit të fuqisë globale të Rusisë dhe rikërkimi për ndikimin e Rusisë në ish-shtetet sovjetike.
Megjithatë, cilësia më goditëse e Putinizmit është armiqësia ndaj shprehjes së lirë.
Kjo periudhë e gjatë një dekadë e sulmit ndaj të drejtës themelore të njeriut, nuk është në linjën e kontrollit ideologjik, që ishte simbol i periudhës sovjetike. Autoritetet kanë përdorur një model të ri selektiv të censurës. Në këtë sistem, shteti përpiqet t’i censurojë informacionet me konsekuenca të vërteta politike, ndërsa në aspektet e tjera që nuk përbëjnë rëndësi për të, lejon një sasi të pavarësisë.
Kontrolli i mediave ishte bërë prioritet i lartë i epokës së Vlladimir Putinit. Shteti tashmë e ka marrë kontrollin ose i ka zbutur të gjitha kanalet kryesore kombëtare televizive.
Kremlini jo vetëm që nuk i ka margjinalizuar ata që mendojnë ndryshe në Rusi, por është përpjekur që ta shuajë edhe punën e mediave të jashtme.
Inspektimet kapricioze të taksave dhe ligji i paqartë e ekstrem, janë të përpiluar për t’i frikësuar transmetuesit ndërkombëtarë, përfshirë Radion Evropa e Lirë dhe BBC-në.
Duke përdorur këto metoda, autoritetet tashmë i kanë mbyllur 28 prej 36 radiostacioneve ruse, që i marrin dhe i transmetojnë programet e Radios Evropa e Lirë.
Marrë nga REL
15 Gusht 2009