Skema e qarkullimit te parave nga te ftuarit te cifti Rama

Nusja darovit krushqit te ftuarit ne dasme sjellin dhuratat. Bashkeshortja e Rames si drejtuese e bordit te Soros u dha fonde qindra mijera dollareshe deputeteve te PS
Salltanetet ne dasmen me te madhe ne Shqiperi me 800 te ftuar dhe mijera euro te shpenzuara per dhurata tregojne se nje grup njerezish ne Shqiperi nuk vuajne aq shume nga kriza ekonomike qe propagandon opozita. Fakti qe kjo dasme e madhe u organizuar pikerisht nga kreu i opozites tregon se propaganda per krize nuk i ka rrenje te forta ose te pakten mund te themi qe as dasmoret as dhenderi me nusen nuk vuajne nga kriza ekonomike qe sipas nje pjese prej dasmoreve dhe vete dhendrit ka pushtuar vendin.
Ne fakt keta te fundit dasmore e cift pas nje keqyrje jo fort te imet te raportit te ndarjes se fondeve te SOROS ne Shqiperi per vitin 2008 kur atehere Lindita Xhillari sot Rama ishte drejtuese e Bordit Ekzekutiv rezultojne te jene brenda nje skeme te mbyllur qarkullimi parash ne dukje konspirative.
Nuk behet fjale per te akuzuar askend per vjedhje apo shperdorim madje mund te qelloje qe pjesa me e madhe e parave te akorduara te kene shkuar pikerisht atje ku duhet por nga ana tjeter nuk mund te anashkalohet historia se si qarkullojne keto para. Keshtu nder OJQ qe kane marre nje pjese fondet me te medha ne te vertete ne fondin me mbi 3 milion dollare qe SOROS dha per Shqiperine me 2008 figurojne ato te drejtuara nga personazhe tani deputete te opozites.
Fondet jane marre nga Komiteti Shqiptare i Helsinkit 42 mije dollare atehere i drejtuar nga Vaslika Hysi deputete e PS Qendra Evropiane ne Shqiperi e drejtuar nga Ditmir Bushati deputet i PS 32 mije dollar organizata Mjaft prej nga PS ka marre Olta Xhacken Elisa Spiropalin dhe Erjon Veliajn ka marre 72 mije dollar ndersa organizata e drejtuar atehere nga deputetja e PS Englantina Gjermeni ka marre 35 mije dollar. Te gjitha keto dalin vetem nga nje vezhgim jo fort i thelle i fondeve qe jane miratuar nga bordi i drejtuar nga bashkeshortja e tanishme e Rames per disa nga njerezit qe tani sherbejne si baza te PS-se se re te krijuar prej kryetarit te Bashkise se Tiranes.
Sigurisht askush nuk mund ti kerkoje llogari Fondacionit Soros per menyren se si ai i ndan parate minimumi ne keto raste eshte te kerkohet nese jane paguar detyrimet ne shtet nga perfituesit e fondeve dicka qe nuk eshte fort e qarte. Nga ana tjeter sic edhe thame me lart ajo qe zbulohet si interesante ne rastin ne fjale eshte menyra se si parate kane qarkulluar. Ne nje skeme mjaft te thjeshte te del se parate nga bashkeshortja e Rames ne vitin 2008 raporti per vitin 2009 nuk eshte publikuar ende iu akorduan pikerisht atyre njerezve qe blene dhuratat qe mori cifti Rama diten e dasmes me te madhe te organizuar ne Shqiperi. Nga ana tjeter edhe nga nje vezhgim siperfaqesore kjo histori eshte mjaft interesante sidomos kur zbulon se ne listen e emrave te bordit te Soros vec gruas aktuale te kreut te PS gjendet edhe nje tjeter emer i lidhur me Edi Ramen ne nje histori intime disa vjecare.
Deputete te mazhorances prej kohesh qofte edhe ne debate publike kane hedhur idene se nje skeme pak a shume e ngjashme ka funksionuar edhe mes vete kreut te Bashkise dhe PS dhe nje pjese jo te vogel te deputeteve te kesaj partie. Keshtu sipas mazhorances mjaft prej deputeteve te PS si Dashamir Peza Sadri Abazi Fidel Ylli e te tjere kane perfituar leje ndertimi nga Bashkia e Tiranes per tu zgjedhur me pas deputete dhe sigurisht per te qene te ftuar ne dasmen e Rames ku edhe keta kane bere dhuraten e tyre.
Keshtu duket se vec dashurise qe askush nuk mund ta gjykoje mes ciftit keta te fundit jane te lidhur edhe permes njerezve qe kane financuar drejtperdrejt apo terthorazi te cilet tani jane ne pjesen me te mire anetare e deputete te Partise Socialiste dhe njekohesisht te ftuar ne dasmen e ciftit Rama.