E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana kaos me trafikun

Kaos me trafikun ne kryeqytet. Dje sikur per te pakten 2 ore te levizje me makine ne unaze dhe perreth sheshit Skenderbej ishte gati e pamundur. Efektivat e Policise Rrugore ishin prezente ne cdo kryqezim por gjithsesi per ta ishte jo pak e veshtire per te disiplinuar qarkullimin. Skema e re e devijimit perreth qendres duket se eshte nje nga faktoret kryesore te kesaj situate. Burime prane Bashkise se Tiranes pohuan per gazeten se ne fakt kjo pritej pasi qytetareve do tu duhet pak kohe sa te ambientohen me sistemin e ri te levizjes. Vetem dy dite me pare u be me dije ndalimi i qarkullimit perpara selise se PS-se. Tashme fluksi i trafikut kalon pergjate Unazes se Vogel me nje drejtim levizjeje. Fluksi i trafikut para selise se PS-se tashme do te rrjedhe pergjate Unazes se Vogel me nje drejtim levizjeje. Me skemen e re tanime lejohet qarkullimi i mjeteve qe vijne nga Rruga e Dibres perpara 15-kateshit.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›