A ekzistonte te Kadare nje projekt letrar

Kur Balzak nisi te shkruante novelat dhe romanet e para sentimentale nuk kishte ne mendje te realizonte ate projekt qe shume kohe me vone ai vete do ta quante Komedia njerezore - qe do te thote gjithe vepren ne nje e dhjetera romane e novela sa te pavarura aq dhe te ndervarura. Kete rast paralel studiuesi Shaban Sinani e konkretizoi per te leshuar nje ide te padebatuar ne vecanti per vepren e shkrimtarit Ismail Kadare nese ka ekzistuar tek Kadare nje projekt letrar qysh ne romanin e pare
Kur Balzak nisi te shkruante novelat dhe romanet e para sentimentale nuk kishte ne mendje te realizonte ate projekt qe shume kohe me vone ai vete do ta quante Komedia njerezore - qe do te thote gjithe vepren ne nje e dhjetera romane e novela sa te pavarura aq dhe te ndervarura. Kete rast paralel studiuesi Shaban Sinani e konkretizoi per te leshuar nje ide te padebatuar ne vecanti per vepren e shkrimtarit Ismail Kadare nese ka ekzistuar tek Kadare nje projekt letrar qysh ne romanin e pare Ndonese dje shkrimtare e studiues jane mbledhur ne 75-vjetorin e lindjes se Kadarese organizuar nga Ministria e Kultures tri ligjeratat te mbajtura nga shkrimtari Agron Tufa studiuesi Shaban Sinani dhe publicisti Mark Marku pothuaj kane rrahur ne te pergjithshmen - ne projektin letrar qe ndertoi Kadareja gjate diktatures e ne vazhde te ketyre 20 vjeteve. Ka dy qendrime mbi vetedijen e Kadarese per te pasur nje projekt te veprave te tij. Studiuesi Shaban Sinani i pyetur nga Standard eshte ne argumentin se deri ne vitet lsquo70 vepra e Kadarese ngjante se ishte rastesi si shprehje talenti i shkrimtarit. Vetem nga mesi i viteve lsquo70 Sinani tregon se vihet re qarte se Kadare fillon te mendohet per tu rikthyer te ricikloje motivet e veta dhe ti shendoshe ciklet kryesore te krijimtarise se tij.
Ndersa kritiku dhe publicisti Mark Marku thote se i qendron idese se Borgesit se shkrimtari ka vepren e vet dhe se vepra e pare shpjegon te gjithe vepren te gjitha idete. Duke hequr menjane vepren poetike Marku sjell shembullin e romanit Gjenerali i ushtrise se vdekur qe si veper e pare tregon se Kadare kishte si ambicie te madhe te krijonte romanin modern shqiptar. Deri ne atehere nuk kishte.
Nese ekzistonte ndonje strategji te Kadare per te projektuar vepren e tij letrare Marku e lidh me vetedijen qe kishte shkrimtari per letersine si krijues se nuk ishte autodidakt shume i talentuar dhe e dinte se cfare i mungonte letersise shqipe deri ne ate periudhe. Kadare krijon romanin model shqiptar dhe gjithcka ben me pas eshte realizim ne shtrirje kohore i ketij projekti.
Pra nese Marku e vendos Kadarene ne synime te qarta qysh ne fillime per korpusin e tij letrar studiuesi Shaban Sinani thote se ideja per nje projekt integrues me nje strukture te qendrueshme me cikle qe perbejne ekuilibrin e vepres mund te jete menduar ne menyre racionale te ftohte vetem nga viti lsquo75 e ketej. Deri ne kete periudhe gjithcka vjen menyre te vetvetishme te Kadareja.
Te Sprove per identifikimin e struktures se vepres duke marre ne shqyrtim udhen krijuese te Kadarese studiuesi Sinani thote E veshtruar ne menyre prapavajtese pas 55 vjetesh krijimtari vepra e Ismail Kadarese mund te cilesohet nje projekt letrar qe u nis si frymezim dhe po kryhet e perkryhet si nje mjeshteri.
Si mbeshtetese eshte teresia qe krijon vepra e Kadarese te cilat ruajne pavaresine relative ndaj njera-tjetres dhe njehereshkane nje vend te percaktuar ne kuader te se teres. Kjo ka ndodhur shume rralle ne historine e letersise shqipe dhe ne ate boterore - shpjegon Sinani. Ndaj duke pare kete cilesi njesuese nenstrukturore dhe strukturore ne teresine e asaj trashegimie qe ka krijuar Kadare studiuesi bie ne pergjigjen e pyetjen nese ka ekzistuar nje projekt i tille qysh ne fillim. Pohojne se kjo eshte e pashmangshme. Ne ligjeraten e tij Gjuha alegorike e Kadarese si antimodel i realizmit socialist kritiku Mark Marku pasi krijon nje veshtrim midis lirise individuale te shkrimtarit dhe elites servile te makines se propagandes komuniste ne nje linje permend krijimin e projektit letrar te Kadarese. Por veshtrimi i tij hidhet tek asimetria e lexuesit te ri sipas konotacionit te njeriut te ri dhe lexuesit modern.Shume pak eshte thene si lexohej Kadare ne diktature.
Duke qene jashte sistemit referencial te ideologjise komuniste Kadare eshte nder te paktet shkrimtare qe nuk i nenshtrohet kesaj ligjesie. Kadareja vjen si shkrimtar modern i ndryshem nga autoret e tradites ashtu dhe nga autoret bashkekohore socialiste. Qe me romanin e tij te pare Gjenerali i ushtrise se vdekur u pa se letersia e tij kerkon si kusht paraprak komunikimi modelimin e lexuesit real qe kishte prodhuar letersia e meparshme dhe agresioni ideologjik komunist. Veprat e shkruar nga Kadare i drejtoheshin me teper nje lexuesi te ri sesa nje njeriu te ri me teper nje lexuesi ideal sesa nje lexuesi real. Sipas Markut per aq sa vepra projekton lexuesin e saj ai do te krijoje bashke me te dhe ky proces do te sillte nje situate te re komunikimi krejt ne letersine shqipe. Pra raporti krijimtarise me ekzistencen e nje projekti letrar te Kadarese eshte e lidhur dhe me lexuesin e tij ate modern.
Nderkohe qe Kadare punonte per projektin e tij letrar ne anen tjeter regjimi komunist paralel nga ana e tij po projektonte shnderrimin ideologjik te individit Marku thellon - se ne kete kuader i kishte caktuar letersise dhe arteve nje rol te rendesishem ate te nderhyrjes ne boten shpirterore te individit perpunimit dhe mbizoterimit ideologjik te kesaj hapesire te brendshme. Edhe pse pa ndonje objektiv disidence te shpallur publikisht vepra e Kadarese duke qene pike se pari nje veper qe u bindej ligjesive shkonte kunder ketij diversioni ideologjik te regjimit nje projeksion qe e beri te mberrinte ne kundershtine e modelit estetik qe po projektohej.
Paralel Kadare krijonte dhe studiuesi Shaban Sinani veren se vepres se tij ne 55 vite krijimtari nuk i mungon asnje epoke parahistorike dhe historike e popullit shqiptar prej koherave te mjegullta mitologjike periudhes parakombetare kohes se formimit te vetedijes etnike epokes se humanizmit evropian shekujve te veshtire perandorake dhe periudhes historike deri tek bashkekohesia dhe sezonet politike te sotme.
Sinani vecon se prej fillimit te viteve lsquo70 pika ku bashkohet me mendimet e tjera eshte se ne punen krijuese te Kadarese nis te qartesohet nje dukuri e re Veprat e tij gjithnje e me shume hyjne ne lidhje te forta me njera-tjetren organizohen ne diptike e triptike ne trilogji duke qene jo vetem formalisht bashke nen nje titull por dhe ne kushtezime te forta me njera-tjetren. Botimi i fundme i vepres se plote te tij me nje pranevendosje te zgjedhur nga autori vete shpesh duke e shperfillur kronologjine dhe duke iu permbajtur kryesisht kriterit te afersise a fqinjesise strukturore e ben me te dukshme kete dukuri.
Kesaj lidhjeje qe krijon vepra e Kadarese ne teresi i shtohet edhe vemendja kritike qe ofron Mark Marku i cili ne ligjeraten e tij e sheh vepren e shkrimtarit te ndertuar qysh ne fillime mbi alegorine. Alegoria shnderrohet ne element te rendesishem strukturor narrativ te veper se tij. Ajo eshte celesi i leximit per shume vepra te tij por njeheresh celesi i leximit te realitetit politik. Per vite me radhe leximi alegorik i vepres se Kadarese ka qene nder te vetmet mundesi leximi te realitetit politik dhe ka qene ne fakt leximi me i sakte qe i behej vepres se Kadarese.
Organiciteti i vepres letrare te Ismail Kadarese rregullsia ne strukturen e pergjithshme te vepres studiuesi Shaban Sinani dallon ciklet me te qendrueshme te saj 1. Cikli i veprave me motiv apo shkas biografine e shkrimtarit ne pjesen me te madhe edhe vendlindjen ngjarjet dhe pervojen e jetes vetjake te tij . 2. Cikli i veprave me motive etnografike identifikuar me romanin Kronike ne gure me pas Prilli i thyer etj. 3. Cikli i romaneve me motive mitologjike shqiptare e klasike romanet Perbindeshi Ura me tri harqe e Kush e solli Doruntinen. 4. Cikli i veprave me pretekst jeten e ish-perandorise osmane me romanet Nepunesi i pallatit te endrrave Qorrfermani Kamarja e turpit Pashalleqet e medha etj. 5. Cikli romaneve me pikenisje historine romani Gjenerali i ushtrise se vdekur. 6. Cikli i veprave me nje paralele te dukshme jeten historike-politike bashkekohore te cilen Sinani e permend si nje prej cikleve me te debatueshme te vepres se Kadarese qe jane vellime poetike si Perse mendohen keto male e Shqiponjat fluturojne lart me Eumlnderr industriale e Motive me diell por dhe me disa vepra ne proze per te cilat thote se fillimisht te menduara si nje trilogji apo triptiku i sfidave si romanet Dimri i vetmise se madhe e Koncert ne fund te stines si dhe triptikun Vajza e Agamemnonit Pasardhesi e Hija. Ndersa ne dy ciklet e fundit te Kadarese Sinani perfshin ciklin e letersise eseistike si dhe ciklin e letersise deshmuese.
Sipas Sinani kjo ndarje nuk eshte rastesore por kane pavaresi dhe ndervaresi prej njera-tjetres prerje te perbashketa dhe mure jo ndarese. Megjithese e organizuar me nje disipline te tille qe lexuesit te sotem gjithe kjo trashegimi ti paraqitet si nje program i vetem vepra e Ismail Kadarese eshte e hapur.
Ne gjithe keto argumente qe diskutuara dje ndoshta per here te pare Kadare do te shihet nen optiken e nje projekti te vetem artistik. Vepra e I. Kadarese mund te shihet si nje projekt vetem artistik qe i ka ruajtur qerthujt e saj si baraspesha te medha te yllesise se vet me nje shperfillje evidente ndaj ndryshimeve te medha e te vogla te stineve politike dhe te ideologjive sunduese.
Por ka dhe krisje brenda ketij sistemi te cilat Sinani e sheh si dileme kur shtron pyetjen
Kur fillon dyshimi dhe kontestimi ne vlerat e sistemit ne vepren e Ismail Kadarese
Botimi i Gjeneralit te ushtrise se vdekur ne France ne vitin 1971 deshtimi i stines se shkurter te liberalizmit ne vitin 1972 fushata e eger popullore ndaj romanit Dimri i vetmise se madhe me 1973 ndalimi i poemes Ne mesdite Byroja Politike u mblodh me 1975 jane shpallja e zhgenjimit dhe hap pas hapi edhe e konfliktit te shkrimtarit me pushtetet dhe me doktrinen e tyre per letersine. Ndersa dilemat e krisjes ne periudhen e lirise kur dolen jashte qarkullimit breza shkrimtaresh studiuesi Shaban Sinani pohon se projektit te vepres se Kadarese nuk i shkaktoi asnje cekuilibrim. Ciklet thote studiuesi vazhdojne te pasurohen dhe ve perballe sipas rregullsise qe paraqesin veprat Kronike ne gur dhe Darka e gabuar - mund te qendrojne prane njera-tjetres pa iu druajtur efekteve te kohes se permbysjes ashtu si mund te qendrojne denjesisht prane e prane Ceshtjet e marrezise dhe Koha e shkrimeve Identiteti evropian i shqiptareve dhe Ardhja e Migjenit ne letersi Tri kenge zie per Kosoven dhe Krushqit jane te ngrire.
Nese ky projekt ishte i vetedijshem te Kadareja dy studiuesit e mesiperm e pohojne duke iu referuar talentit te shkrimtarit por edhe te dhenave te jetes krijuese.
Teza e hapur eshte se vetem ne mesin e viteve 1970 Kadare flet per here te pare per trilogji triptike grupe veprash te nderlidhura mes tyre dhe kjo eshte koha kur shkrimtari mund te kete menduar per pasurimin e cikleve themelore te vepres se tij. Kjo - thote Sinani - ka nje ngjashmeri me frymen e shkrimeve biblike ku e shkuara kushtezon te ardhmen ndodhia e re gjen shpjegim prej profecise se vjeter e parathena e nje breznie gjen konfirmim ne jeten e brezit tjeter.
Disidenca estetike e Kadarese
Agron Tufa
Njeriu inteligjent krijuesi shpik nje permase lirie per tu arratisur dhe per krijuesin nje liri e tille arratie eshte gjuha - gjuha e vepres artistike. Ne kushtet e nje survejimi oruellian censure e spiunimi te shumefishte e vetmja kundervenie e mundshme eshte gjuha dhe tipi i ligjerimit artistik. Mendoj se gjuhet e strukturave ideo-logjike totalitare jane uniforme imponuese dhe perjashtuese per cdo kod tjeter ligjerimor. Premisa se brezi i letrareve te viteve 60 do te mund te krijonte nje gjuhe tjeter doli e rreme pasi poetet dhe shkrimtaret fill pas prishjes se marredhenieve me BS u rekrutuan rreth propagandes se partise. Por projektimi i lirise te shkrimi krijon pashmangshem vetedijesimin per te. Marredhenia e panderprere me strehen e lirise estetike - gjuhen sjell gradualisht pjekjen e vetedijes reflektuese d.m.th. etiken e shkrimit. I vetmi qe e provoi pa konfrontim te hapur politik pa gjak kete kundervenie estetike ishte Ismail Kadare i cili krijoi per here te pare nje veper romaneske pa hero pozitiv pa protagoniste sekretaret e partise. Kjo eshte arsyeja pse ky romani i tij i pare Gjenerali i Ushtrise se vdekur 1963 lexohet i fresket dhe pa asnje firo edhe sot sikunderse krejt vepra e plote e tij te cilen e kemi te permbledhur nga Onufri ne serine jeshile - nje botim luksoz rekord deri me tash ne standardet e botimit ne Shqiperi. Ne nje relacion per Kadarene qe ruhet ne ish-arkivin e PPSH dosja 354 e fondit 14 Dosja K.-Shaban Sinani provon kontrollin hap pas hapi qe ushtronte Sigurimi vecanerisht ndaj shkrimtareve te ketij kalibri. Ishte gjithashtu romani ku sic shprehet Arshi Pipa permbysi ligjet e shenjta te realizmit socialist Partia kurre nuk permendet tematika socialiste eshte lene teresisht menjane dhe heroi i romanit eshte nje gjeneral armik i vendit. Dhe me tej Duke pershtatur strategji nga shkrimtare disidente sovjetike ai vazhdoi te punoje ne nje menyre origjinale te shkruari e cila minoi realizmin socialist menyra alegorike dhe teknika te tjera..... Madje Arshi Pipa ne parathenien e perkthimit prej tij te Kronike ne gur thekson nder te tjera se Dasma eshte nje perqeshje me levizjet revolucionare dhe aksionet komuniste. Pipa zbulon ne vepren e Kadarese psikanalizen frojdiste deheroizmin neverine ndaj realizmit socialist. Parathenia nuk u pranua nga botuesi i romanit por Arshi Pipa e botoi si artikull me vete ne revisten amerikane Tellos 1987.
Letersia dhe politika ne disidence jane te pandashme. Dukurite letrare shnderrohen ne fakte politike jo aq per shkak te permbajtjes se tyre politike te cilat jane shume larg prej shprehjes se drejtperdrejte por per shkak se ekzistenca e letersise se pavarur te prire nga nevojat estetike dhe morale dhe jo nga vullneti shteteror-partiak e shkallmojne sistemin qe perfshin letersine ne strukturen e pushtetit.
Duke folur per gjuhen e veprave te Kadarese si strehe dhe projeksion krijues te lirise individuale kam pasur bindjen se tehuajsimi i pare i Kadarese nga socrealizmi ka qene mospajtimi stilistik dhe-estetik. Ky mospajtim te con pashmangshem ne mospajtimin ndermjet gjuhes individuale dhe kolektive jo vetem ne regjimin e Enver Hoxhes por me cdo lloj regjimi totalitar. Liria e cdo lloji qofte - fizike apo politike fillon nga gjuha - shprehet disidenti rus Andrej Sinjavskij.
Dhe po ajo gjuhe me sakte paperseritshmeria e stilit te ligjerimit shkrimit cka dhe perben objektin e stilistikes i cili lind mospajtimin neurozen vuajtjet dhe ne pergjithesi te pengon te jetosh - nga ana tjeter eshte po e njejta gjuhe dhe mundesia me e mire per te dale ne liri te behesh i pavarur nga pushteti turma te dalesh pertej sinoreve te absurditetit.
Paradoksalisht sot ne liri nje pervecim e pavaresim gjuhesor qe te ben ta opozicionosh veten ne menyre kundervenese me shumecka qe spajtohesh dot eshte teper e veshtire ta arrish. Qe te jesh sot interesant tjetermendues origjinal i pavarur etj per kete nuk te plas kush ne burg nuk ngrihen kolektivisht te te denojne me organizata e fronte por gjithsesi perpiqen qe kete gjuhe te ta vrasin menjehere ne rrenje - ne stadin embrional apo ne fazen e ngjizjes se frutit maksimumi qe ne moshen 2-3 vjecare. Perfytyroni epoken dhe perditshmerine komuniste ne fillimet e shkrimit te Kadarese nje fjale goje kjo po ec e kridhu thjesht per te qene te drejte me veten ne radhe te pare. Pastaj perpiquni te orientoheni neper terrinat dhe verbinat e tallazitjes propagandistike. Atehere them jo nga maja e pilafit te sotem. Nuk eshte e njejta logjike Si do te ishte gjuha juaj atehere Po forma e burgut dhe e gjyqit tuaj Atehere me mire nje burg hapesinor e i pakufishem me muret prej fantazie e abstraksioni te gjuhes. Sepse sa me e koklavitur te jete gjuha stilistike aq me shume potencial lirie fsheh ajo - liri kuptimesh ndjenjash dhe asociacionesh. Te flasesh ndryshe prej te tjereve do te thote te mendosh ndryshe. Dhe te shohesh ndryshe. Edhe te ndjesh ndryshe. Dhe mandej fillon te shohesh edhe ate qe nuk e shohin te tjeret. Gjuha origjinale individuale te con pashmangshem ne konflikt me pushtetin. Madje edhe nese ty as te behet vone per politiken. Perndryshe ke te besh me gjuhen e pushtetit dhe ajo eshte gjithhere prej cdo pushteti gjuhe servile e sheqerosur dhe lajkatare sepse kjo eshte gjuha e kolektivit. Si duket me kalimin e viteve te para ne pikun e luftes se Ftohte kjo gjuhe i ngjallte Kadarese neveri fiziologjike. Prandaj ai nuk pranon me te shkruaje asnje krijim letrar konformist me te cilin te justifikonte se eshte ende me kolektivin e Lidhjes nuk pranon te jape taksen e Karontit asnje voll te bakert. Gjuha e tij e ka shperfillur gardhin e perbashket. Ajo ka dale ne bote. Gjuha individuale shfrytezohet ne fillim per te zgjeruar kufijte e se lejueshmes mandej duke fituar siguri intuite e terren per te dale ne nje zone te lire vetmitar me ajer te rralluar as ne qiell as ne toke vargjet Nga supet si ta heq kete barre/ ku ta hedh kete peshe si./ Me te smund te zbres atje poshte/ po as lart dot se le kurrsesi. Pasi ka fituar lirine e vet gjuha individuale behet mandej mbrojtese e lirise tende. Provokimi lind absurdin - por ajo vete mandej te mbron ty nga absurditeti i jetes. Keshtu gjuha dhe provokacioni estetik mbrojne dinjitetin tend njerezor - kur asgje tjeter nuk eshte ne gjendje ta mbroje. Sepse provokimi estetik qe ka shkaktuar vazhdimisht vepra artistike e Kadarese eshte nje gjuhe jo vetem e shkrimtarit por e cdo intelektuali tjeter. Vetem me ane te ketij provokimi mund te dilet nga kufijte e se pranuares. Te provokosh eshte predikimi i pare dhe i pari instrument i intelektualit ne kohe diktature. Kjo nuk eshte vetem mbrojtje por edhe nje praktike normale. Intelektuali nuk mund te shkrihet me gjuhen e pushtetit te perkedhele por te nxise shperthimin dhe te edukoje instinktin e clirimit te ndergjegjes.
Ne raport me realizmin socialist dhe komunizmin Arshi Pipa e ka quajtur heretik Kadarene duke pasur parasysh se psikologjikisht dhe estetikisht ai skishte pike lidhje as me komunizmin dhe as me idete e majta as madje me ndofare dogme tjeter. Une mendoj se heretizmi i Kadarese ka te beje vetem me nje adhurim te vetem qe eshte karakteristik per sherbetoret e te vetmit tempull qe njohin letersia Dy apo me shume dashuri njekohesisht te largojne ti jepesh teresisht objektit te adhurimit sepse heredokur ai duhet zgjedhur mes alternativave te tjera. Zgjedhja percakton dhe indentifikimin. Kjo eshte arsyeja pse letrariteti i gjuhes se teksteve te tij dallon prerazi dhe thellesisht nga cdo tekst tjeter i bashkekohesve aq sa duket se Kadareja i perket nje civilizimi radikalisht te ndryshem me ta. Kete procedure te thjeshte krahasimore mund ta beje gjithsecili edhe nga lartesite e te sotmes.
Ketu eshte rasti te hapim nje paranteze kurre dhe ne asnje rast edhe kur eshte ngacmuar qellimshem Kadareja nuk e ka deklaruar veten disident. Disidenca vete eshte term mbi te cilin jane mbishtresuar kuptime te ndryshme ne kohe e koniunktura te ndryshme. Disidenca vete nuk ka nje histori ne kuptimin e saj tradicional as ne Lindje nuk ka themelues teoriciene data te ndonje kongresi apo manifeste. Madje eshte e pamundur te percaktosh vecanerisht ne etapat e hershme se kush ka qene pjesemarres i levizjeve protestuese. Disidenti qe ne origjine te termit shenjon njeriun qe u kundervihet modeleve religjioze politike dhe artistike. Me vone kemi historine e re te termit me realet e komunizmit ne Evropen Lindore por struktura e kesaj kundervenieje ruhet ne politike art shkence religjion dhe shkencat shoqerore. Ismail Kadareja nuk e ka pranuar atributin e disidentit duke pasur parasysh dominanten e tij te kundervenies se hapet politike ne Lindje ani pse duke filluar nga viti 1989 Letrat e tij Presidentit te atehershem R. Alia gravitojne pikerisht ne thelbin e ketij kuptimi. Por jashte cdo dyshimi me arsyet qe parashtruam me siper gjuha stili alegoria dhe simboli tere formacioni letraro-stilistik dhe kuptimor i vepres se Kadarese te con pashmangshem ne nje permase gjithnje e me koherente te disidences estetike. Ata qe lypin me shume se kaq nga nje shkrimtar kerkojne qiqra ne hell. Duke mos u konfrontuar haptazi me diktaturen disidenca estetike e Kadarese u misherua me kundervenien e gjuhes modelit dhe stilit letrar e cila sigurisht projektohet ne krejt sistemin e ndjeshmerise dhe shijes per te bukuren. Shija e se bukures eshte me rezistentja ne historine e njerezimit pavaresisht karakterit te perkohshem e nomad te diktaturave. Njeriu reziston me ate cka ka me te cmuar me vleren me te spikatur qe e perfaqeson. Vepra e Kadarese eshte ajo qe mbijetoi diktatura jo Ky eshte bilanci te cilin nuk mund ta beje asnje bashkekohes i Kadarese per vepren e vet ne ate lartesi artistike qe lyp arti i perjetshem.
Gjate ketyre viteve eshte hedhur shume mjegull shume histori te mistifikuara shume thashetheme shume misionare e kane perndjekur madje edhe nderkombetarisht individin Kadare me nje makth hakmarres. Psikologjikisht kjo eshte e shpjegueshme salierizmi ka ekzistuar ne te gjitha koherat sepse gjenia gjithmone sfumon eklipson te nxjerr ne hije. I gjitha kazani i plehrave te diktatures here pas here trazohet per te nxjerre ne siperfaqe pikerisht produktet e komunizmes duke ndertuar keqkuptime nxitur dhe duke shfrytezuar skupe mediatike. Psikologjikisht edhe kjo shpjegohet me origjinen e killerave. Kadareja i shqeteson jo vetem si person por sidomos shqetesuese behet vepra e tij. Ka nje thirrje ne patosin e ketyre veprimeve nje thirrje qe e perkthyer do te shfaqej me habine e nje pengu Si na shpetoi ky Por pergjigja eshte e vetvetishme retorike Triumfi i inteligjences
Ende nuk me ka ndeshur rasti te degjoj nje shkrimtar a poet me vlera te njemendta letrare qe te ngreje pretendime mbi vepren e Kadarese por gjithnje - e kunderta. Si duket solidariteti i mediokerve dhe deshtakeve priret gjithmone drejt nje aleance te tille solidare.
Tashme qe realizmi socialist ka rene bashke me dogmen dhe sistemin qe e imponoi tash kur krijuesi eshte i lire te matet me aftesine e vet dhe dhuntine e Zotit behet edhe me qesharak dhe absurd korri i salieristeve anti-Kadare.
E marrim nga nje pikeveshtrim tjeter ceshtjen dhe le te arsyetojme me vlerat e perjetshme te letersise. Supozojme se jemi ne vitin 3000. Bashkekohesi i ketyre viteve hipotetike do te komunikoje me vlerat artistike me tekstet e shkrimtareve. Ai as do tia dije nese Kadare ka qene shtatlarte apo shtatshkurter tullac apo me floke i martuar apo beqar koprrac apo bujar. Keto jane gjera jashteletrare. Por ky bashkekohes jam i sigurt se ka per te lexuar ashtu sic lexohen sot romanet Gjenerali i ushtrise se vdekur Perbindeshi Breznia e Hankonateve Kronike ne gur Pallati i endrrave Ura me tri harqe Viti i mbrapshte Kush e solli Doruntinen Pashalleqet e medha Ceshtje te marrezise si dhe nje dyzine romanesh novelash tregimesh dhe poezish te tjera. Dhe zor se do ti njohe nje vister salieresh te sotem. Kjo eshte ligjesia e perjetshme e letersise qe ben te lexohen sot edhe Virgjili edhe Dantja edhe Shekspiri edhe Getja edhe Selini edhe Hamsuni edhe Brehti edhe Paundi edhe Brodskij etj. Letersia nuk ka vend per gjykime e paragjykime konjukturale ajo eshte e vetemjaftueshme me faktin qe ajo ose eshte ose nuk eshte. Gjuha shqipe diti ti rezistoje stines se thate te komunizmit nepermjet instrumentit te saj me besnik shkrimtarit.