E Diel, 1 Nëntor 2026

Dorehiqen dy avokatet e Delijorgjit zevendesohen nga Gezim Veleshnja

Shkaku rrezimi i kerkesave per lirimin e te pandehurit nga gjykata. Shtyhet serish procesi avokati i ri kerkoi kohe per njohjen me dosjen

Dy avokatet e Mihal Delijorgjit kane paraqitur doreheqjen nga mbrojtja e klientit te tyre duke u zevendesuar nga nje tjeter avokat i kerkuar nga i pandehuri. Komunikimi i doreheqjes iu be se seancen e djeshme trupit gjykues nga avokatet Maks Haxhia dhe Elira Kokona. Sipas sqarimit qe ata kane dhene per kete akt te ndermarre kete seance shkak per kete largim eshte bere rrezimi i disa kerkesave te ketyre avokateve per klientin e tyre sic eshte ajo e lirimit nga paraburgimi i administratorit te Albademil Mihal Delijorgjit. Kjo kerkese e tyre eshte rrezuar nga disa gjyqtare te gjykates se kryeqytetit me pretendimin se te pandehurit nuk i kishte perfunduar afati i paraburgimit. Nderkohe qe ne vend te Maks Haxhise Mihal Delijorgji ka marre si avokat Gezim Veleshnja ky fundit do te jete avokati qe do e mbroje ne seancat ne vijim nje nga te konsideruarit si shkaktar i tragjedise se Gerdecit ku humben jeten 26 persona dhe u plagosen 300 te tjere. Avokati Veleshnja pasi eshte legjitimuar nga trupi gjykues ka kerkuar kohe nga gjykata qe te mund te njihet me dosjen qe me pas te kete mundesi per te mbrojtur klientin e tij. Kjo kerkese detyroi kryegjyqtarin Ridvan Hado te shtyje seancen per diten e premte derisa avokati i ri i Mihal Delijorgjit te njihet me dosjen e tragjedise se Gerdecit. Ne kete ceshtje akuzohen 29 persona civil dhe ushtarak te Ministrise se Mbrojtjes mes tyre edhe kater te arrestuar Ylli Pinari ish-drejtor i MEICO Mihal Delijorgji administrator i firmes Albademil si dhe Dritan Minxolli drejtori i fabrikes se demontimit ne Gerdec si dhe ish-specialisti i MEICO Sokol Ngjeci. Kjo eshte e disata seance qe shtyhet per shkak te avokateve te cilet kane bojkotuar procesin per shkak te rrezimit te kerkeses se tyre per lirimin e klienteve me pretendimin se u kane perfunduar afatet e paraburgimit. Madje seancat e fundit kane pasur nje arsye te perbashket per dy te pandehurit Ylli Pinari e Sokol Ngjeci motivet shendetesore. Lidhur me kete mungese te pandehurit kane kerkuar qe seanca te zhvillohet vetem ne prani te tyre dhe te shtyhet derisa ata te dalin nga spitali. Por nderkohe qe pati nje mundesi per ecurine e seances diten e djeshme u perdor nje tjeter strategji nga te pandehurit ajo e zevendesimit te avokateve dhe kerkimit te kohes se mjaftueshme per tu njohur me dosjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›