Itali, kapet gomonia me 1.5 ton drogë, dyshohet se vinte nga Shqipëria
TIRANE - Policia italiane njoftoi për gjetjen e një sasie të konsiderueshme lëndësh narkotike në brigjet e Brindisit.
Mediat e shtetit fqinj bëjnë të ditur se rreth 1500 kg lëndë narkotike, e llojit marijuanë, u gjetën në një gomone që dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Dyshohet se trafikantët kanë braktisur gomonen në brigjet mes Fasanos dhe Ostunit, pasi janë informuar për mbërritjen e policisë.
Policia gjeti një sasi droge në gomone dhe rreth 40 pako të tjera të mbuluara me rërë në breg. Mësohet se në total lënda narkotike kap vlerën e rreth 8 milionë eurove.
Ndërkohë autoritetet e shtetit fqinj vijojnë hetimet për të zbuluar trafikantët që kanë kryer transportimin e drogës dhe destinacionin e saj.
(er.nu/BalkanWeb)