E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Krujë, ngrohej me furnelë, vdes roja i parkingut

FUSHE KRUJE-Ngrohja me furnelë elektrike i ka marrë jetën një 53-vjecari në qytetin e Fushë Krujës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës. Policia ka identifikuar viktimën si shtetasi Preng Geci që punonte si roje parkingu.
Sipas policisë paraprakisht mendohet se 53-vjecari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka ndezur furnelen për t’u ngrohur. Teksa e ka zënë gjumi me furnelën ndezur, streha ku ai qëndronte është djegur. Flaket e zjarrit nuk kanë kursyer as rojen, i cili është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›