Skenari dhe filmi me metrazh të shkurtër, triumf në Shqipëri

Shqipëria tërheq çmimin e skenarit më të mirë dhe të filmit me metrazh të shkurtër në festivalin e filmit të kinemasë së Europës Juglindore në Paris.
Në datën 17 prill, në sallën e kinemasë “ Lentropot " në Paris u zhvillua ceremonia e shpërndarjes së çmimeve të festivalit të filmit të Europës Juglindore me pjesmarrjen e fimave nga Rumania, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Kosova, Greqia, Turqia, Maqedonia, Mali I Zi, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia.
Nën drejtimin e Presidentit të këtij festivali, regjizori francez Iv Buasé ( i njohur ndër të tjera për filmin " Cështja Sabiel ") juria e festivalit shpërndau çmimet e mëposhtme :
Filmi më i mirë u shpall "Piran Pirano" i sllovenit Goran Vojnovic, regjizori më i mire, boshnjaku Adis Bakrac, për regjinë e filmit boshnjako-serb "I braktisuri".
Skenari më i mirë Ylljet Aliçka, për skenarin e filmit "Kronikë provinciale". Aktori më i mirë Mustafa Nadarevic, Sllovenia , i përzgjedhur përbalë aktorit Mirush Kabashi. Filmi i animuar më i mire ishte "E zeza, e bardha dhe ngjyra" e rumunit Sergio Palesi.
Metrazhi i shkurtër më i mire: "Dita e parë e shkollës" nga shqiptari Dionis Papadhimitri. Dokumentari më i mirë : "Duke dëgjuar Stambollin" e turkut Vejsel Cihan Nizar.
Një çmim special i festivalit ju dha filmit kosovar :"Gomarët e kufirit" me regji të Jeton Ahmetaj.