Shpallen datat e testimit të kandidatëve për në polici
Shpallen datat e testimit të kandidatëve që kanë aplikuar për shkollën e policisë për periudhën shtator-dhjetor 2010. Të gjithë kandidatët e interesuar për të ndjekur studimet në shkollën bazë të policisë për "Patrullë të Përgjithshme", të cilët kanë dorëzuar dokumentacionin pranë strukturave të Burimeve Njerëzore të Drejtorive të Policisë në qarqe për periudhën shtator-dhjetor 2010, do t`i nënshtrohen testimit me shkrim sipas këtyre datave:
Në ambientet e Qendrës së Formimit Policor Tiranë, testimi me shkrim do të zhvillohet në datat 14, 21 dhe 28 maj 2011. Në ambientet e "Universitetit Kristal" Fier në datën 18 Maj 2011 do të zhvillohet testimi me shkrim për aplikantët nga qarku i Fierit.
Për qarkun e Shkodrës testimi me shkrim do të zhvillohet në ambjentet e universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër në datën 25 maj 2011.
Lista e kandidatëve sipas qarqeve dhe kodi i aplikimit është shpallur në datën 19 janar 2011 nga policia e shtetit dhe gjendet si në faqen e internetit, ashtu dhe pranë Drejtorive të Policisë në qarqe.
Ndërkaq, kandidatët duhet të paraqiten pranë drejtorive të policisë në qarqe, ku kanë aplikuar, për t`u pajisur me fletën e pranimit në testin me shkrim dhe kodin e aplikantit, të cilat duhet t`i kenë me vete ditën e zhvillimit të testimin me shkrim.
Korrigjimi i testimit do të bëhet me skaner dhe kandidatët do të njihen brënda ditës me rezultatin e testimit me shkrim.
Policia e shtetit, përmes këtij proçesi që është ndërtuar, bazuar në metodat më të mira perëndimore, synon përzgjedhjen e kandidatëve sa më cilësorë për të shërbyer si punonjës policie.