Skenari tunizian...
Meqe Sali Berisha parapelqen te thote se ne 21 janar u zbatua skenari tunizian ja cfare ishte Tunizia me pak fjale sipas nje mediaje perendimore ne 23 vitet e fundit nen thundren e ish-presidentit Zine el Abidine Ben Ali
Kur 23 vjet te shkuara ne 7 nentor te vitit 1987-es mori ne dore pushtetin pa dhune dhe gjakderdhje Ben Ali u pershendet me shume simpati edhe nga vete islamistet te cilet e njihnin per nje polic shume ekspert ne periudhen e represionit. do lloj kundershtimi qe dilte ndaj tij ne publik etiketohej menjehere si komplot dhe ndaj atyre qe e kishin ideuar merreshin masat me te ashpra dhe keshtu pak nga pak heroi nga i dashuri i popullit u shnderrua ne makthin e tij duke krijuar nje situate zhgjendrre.
Pergjimet e telefonave u shtrine ne te gjitha shtresat dhe klasat e shoqerise. Ai arriti qe te shtinte ne dore te gjitha pushtetet e vendit te tij si dhe te mjeteve te komunikimit dhe mediave njerezit e tij i shtrine duart ne te gjitha asetet me me vlere te vendit ne te gjitha aktivitetet ekonomike.
Nje nga parullat e hedhura nga njerezit e Ben Ali-se dhe qe nuk mund te linte indiferente kancelarite perendimore ishte Aleatet e Bin Ladenit duan te marrin pushtetin. Mjaftonte kjo parulle per te justifikuar dhe mbuluar cdo shtypje dhe represion ndaj te gjithe zerave opozitare ne vend. Pra gjithcka behej per te mbajtur islamistet larg pushtetit.
Dhe perendimoret te kenaqur mbyllnin njerin sy dhe benin shurdhin ndaj realitetit gjithnje e me te rende ne Tunizi ndaj shtetit policor dhe shtypjes se dhunshme qe i beheshin ne kete vend te drejtave te njeriut dhe atyre te fjales se lire.
Ne vitin 2007 ekonomia tuniziane u klasifikua me e mira nder vendet e Magrebit dhe ne te njejten kohe mbrojtesit e te drejtave te njeriut e konsideronin kete regjim si nje nder me te miret dhe te liret ne rajon. Por e verteta ishte ndryshe dhe me ne fund edhe Tunizia shpertheu.
Sali Berisha erdhi ne pushtet ne 22 mars 1992-it dhe premtoi se do te conte vendin ne Europe. Pati mbeshtetjen e Komunitetit Nderkombetar qe dha mbi 1 miliard dollare ndihma per te kryer reformat. Ne 1994-en kerkoi me referendum te kalonte nje kushtetute qe do ta bente president te gjithepushtetshem por populli e hodhi poshte.
Ne 1996-en pasi kishte humbur te gjitha sfidat zgjedhore te meparshme vodhi zgjedhjet parlamentare dhe me pas pasi dhunoi edhe opoziten vodhi ne firmat piramidale mbi 1.2 miliarde dollare te kursimeve te popullit ne firmat piramidale te ngritura nga qeveria e tij. Ne mars te 1997-es e zhyti vendin ne kaos e shkaterrim pasi nuk pranoi te ikte dhe doli kunder kancelareve te huaj qe i akuzoi per puc kunder Shqiperise.
Ne shtator te1998-es me grusht shteti tentoi te vinte ne pushtet por pasi iu hoq imuniteti nuk u hetua. Ne vitin 2005 erdhi serish ne pushtet duke premtuar se do te ishte kryeministri i te gjitheve dhe se do te qeveriste me duar te pastra. Per kater vite sulmoi ashper institucionet e pavarura kushtetuese nga kreu i shtetit deri te agjencite e pavarura te te drejtave te njeriut per te arritur marrjen e te gjitha pushteteve nen sqetull.
Ne fund te mandatit te pare qeverisja e tij prodhoi krime ndaj qytetareve si ne Gerdec varferoi edhe me tej popullin ndersa ai dhe njerezit e tij shtine ne duar gjithe asetet e vendit. Me moton kunder te kuqve dhe me premtimin se do te conte vendin ne Europe vodhi zgjedhjet e 28 qershorit 2009 nen syte indiferente te kancelareve te huaja te cilave u kishte hedhur ndonje kocke ne investimet qe paguheshin me parate e taksapaguesve vendas dhe te ndihmave per Shqiperine.
Bleu shumicen e mediave te vendit nenshtroi institucionet e pavarura rekrutoi shoqerine civile dhe me presion te papare politik tentoi te shkaterronte opoziten ne vend. Ndersa vendi u gerrye nga kriza ekonomike boterore ngrinte lart rritjen ekonomike mrekulline ekonomike turizmin e papare ndersa per te huajt ky ishte nje tregues i stabilitetit dhe ecurise pozitive ne rajonin e Ballkanit. Por 21 janari 2011 kur mijera demonstrues dolen ne shtet per te protestuar kunder tij tregoi se e verteta ishte ndryshe.
Nje Ben Ali po mbante nen thunder nje popull te tere te shtypur me lirite ekonomike dhe politike te kercenuara me pabarazine e thelle sociale dhe ekonomike qe ka dalluar nje grusht qeveritaresh dhe mbeshtetesish te tyre qe kane shtene ne duar asetet e vendit dhe ekonomine kombetare dhe nje shumice gjithnje e me te varfer dhe me te perbuzur.
Pas 21 janari tregoi fytyren e vertete te regjimit sepse si Ben Aliu ai shtypi me gjak dhe terror protesten e popullit antiqeveritar. Sot ai ka per heronj ata qe vrane njerez te pafajshem te papune dhe te pashprese si Ziver Veizi dhe ndryshe nga Ben Aliu qe urdheroi uljen e armeve ndaj popullit ai ka premtuar se do ta beje kete serish te premten tjeter.
Ndryshe nga Ben Aliu ai nuk di ta lexoje zemerimin popullor kunder tij dhe as te jape mesazhe terheqje. Ai ka premtuar se do ti shtype te gjithe opoziten prokurorine sherbimin Informativ shoqerine civile mediat anti-qeveritare.
Faktori nderkombetar Tunizia dha nje shembull kuptimplote sa ishte ne fuqi Ben Aliu vende si Franca ishin me te sepse keshtu ia donte interesi e Parisit zyrtar qe kishte lidhje ekonomike dhe financiare me nje regjim diktatorial dhe nuk donte ti cenonte per arsye politike.
Shqiperia eshte nje shembull edhe me tragjik amerikanet italianet apo francezet jane te kapur nga nje regjim qe u ka hedhur ndonje kocke per bizneset apo plehrat e tyre dhe ata te verbuar nga koncesionet ekonomike qe Sali Berisha po u ben me parate dhe jetet e shqiptareve nuk po arrijne te shohin realitetin e sotem te Shqiperise te zhytur ne nje tirani.