E Shtunë, 31 Tetor 2026

TVSH-ja hiqet kufiri minimal edhe per hotelet

TIRAN- Pas heqjes se kufirit minimal per pagesen e Tatimit mbi Vleren e Shtuar per profesionet e lira qeveria parashikon te kryeje te njejten gje edhe per hotelet. Per momentin nuk ka nje draft perfundimtar te kesaj nisme por Drejtoria e Politikave Fiskale ne Ministrine e Financave e ka cilesuar si objektiv paresor te sajin pergjate vitit 2011. Ndryshimi sapo eshte bere publik nga Ministria e Financave ndersa pritet qe ajo te miratohet ne ditet apo javet ne vijim. Tashme hotelet do te duhet te paguajne TVSH pavaresisht xhiros vjetore.


Pra ne cdo fature klienti i nje hoteli do te marre cmimin qe ka aplikuar pronari plus 20 per qind te vleres tatim. TVSH-ja eshte nje takse qe paguhet direkt nga klientet pasi cmimi aplikohet i paster dhe mbi te aplikohet edhe tatimi. Ne kete menyre kjo nisme pritet te shtrenjtoje edhe me teper cmimet e dhomave si dhe te sherbimeve te tjera qe ofrohen nga hotelet.


Me pare qeveria kishte hequr kufirin minimal te TVSH-se per profesionet e lira si notere avokate mjeke dentiste infermiere mami veterinere inxhiniere etj. duke filluar nga data 1 shkurt e ketij viti cdo noterim dokumenti kontroll tek stomatologu apo cdo sherbim tjeter te ofruara nga ky grup do te kushtoje minimalisht 20 per qind me shume. Me cmime 20 per qind me te shtrenjta qytetaret do te perballen edhe kur do tiu duhet te marrin sherbime nga arkitektet ekspertet kontabel ekonomistet projektuesit dhe vleresuesit e pasurise.


Objektiv tjeter i Ministrise se Financave per vitin 2011 eshte edhe fiskalizimi i ekonomise proces i cili per momentin eshte duke ecur me ritme tejet te ngadalta. Sipas te dhenave zyrtare deri me tani vetem 30 mije biznese kane vendosur kasen fiskale ne nje kohe kur numri i atyre qe e kane te detyrueshme ate eshte mbi 100 mije.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›