Ne dhjetor deficiti tregtar 350 milione USD
Deficiti tregtar i muajit dhjetor 2010 u rrit 27.5 per qind krahasuar me muajin paraardhes shifer qe ne vlere monetare sipas INSTAT eshte 35.1 miliarde leke. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit 2009 deficiti eshte rritur me 5.3 per qind. Te dhenat reflektohen ne raportin e fundit te Institutit te Statistikave mbi Ecurine e Tregtise se Jashtme i publikuar dje. Ne kete raport vihet re nje renie e nivelit te eksporteve pergjate dhjetorit. Ne shifra jane eksportuar 13.7 miliarde leke mallra cka shenon nje renie prej 3.5 per qind krahasuar me muajin paraardhes dhe nje rritje me 39.4 per qind krahasuar me dhjetorin e nje viti me pare. Referuar grupeve te eksportit rritjen me te madhe e ka pasur grupi prodhime druri dhe letre me 31.2 per qind. Me pas produkte kimike dhe plastike 21.4 per qind lekure dhe artikujt prej tyre 13.3 per qind ndersa ulje ka shenuar eksporti i grupit ushqime pije duhan me 24.5 per qind. Raporti i INSTAT jep edhe ecurine e importeve pergjate dhjetorit ku ne shifra detajohet se jane importuar 488 miliarde leke mallra cka shenon nje rritje 16.9 per qind ne krahasim me nentorin e vitit 2010 dhe nje rritje me 13.1 per qind me dhjetorin e vitit 2009. Rritje kane pesuar grupet si ushqime pije duhan me 31.6 per qind prodhime druri dhe letre 31.4 per qind minerale lende djegese energji elektrike 21.8 per qind. Sipas raportit te Institutit te Statistikave importi i mallrave me akcize pergjate dhjetorit te vitit te kaluar arriti 7.1 miliarde leke duke zene 14.6 per qind ndaj totalit te importit. Krahasuar me nentor 2010 importi i mallrave me akcize ka pasur rritje prej 19.4 per qind. Peshen me te madhe te ketyre mallrave te importuara 67.2 per qind e zene nenproduktet e naftes thuhet ne raport. INSTAT rikonfirmon se tregtia me vendet e BE-se ze shumicen e shkembimeve tregtare dhe partneret kryesore tregtare mbeten Italia dhe Greqia.